Eksodi vazhdon te Partizani, pas Telushit një tjetër futbollist largohet nga “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:13

Eksodi vazhdon te Partizani, pas Telushit një tjetër futbollist largohet nga “demat”

Esin Hakaj është largimi i radhës nga Partizani. Pasi Bruno Telushi konfirmoi në rrjetet sociale mbylljen  e bashkëpunimit me 16-herë kampionët e Shqipërisë, mbrojtësi i majtë njofton se nuk do të jetë pjesë e të kuqve për sezonin e ri.
Hakaj
Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, futbollisti shkodran falenderoi tifozët dhe klubin për mbështetjen e dhënë gjatë këtij sezoni.

Të dy futbollistët janë larguar teksa sot u konfirmua dhe trajneri i ri i “demave” Ilir Daja.

Mesazhi i Esin Hakajt

Pershendetje,
Sot zyrtarisht nuk jam me lojtar i Partizanit . Dua te falenderoj presidentin ,drejtusat , tifozet dhe shoket e ekipet per mbeshtetjen . I uroj suksese ekipit te Partizanit .

Faleminderit ?❤️

hakaj
PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"