“Eksodi” i Juves dhe Interit, polemikë Lacios, Napolit dhe zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 16:16

“Eksodi” i Juves dhe Interit, polemikë Lacios, Napolit dhe zikaltërve

 

Futbolli italian dhe në veçanti Seria A janë shfaqur të ndarë mes atyre që besojnë te rinisja dhe ata që marrin në konsideratë edhe një skenar të tretë më pesimist, ose më saktë atë sipas të cilit topi nuk do të rrotullohet më në sezonin 2019-’20. Edhe Liga e Serisë A nuk mund të bënte përjashtime, në këtë moment krize sanitare. Konfirmimi ka ardhur në mbledhjen e klubeve të zhvilluar ditën e djeshme, ku presidenti Paolo Dal Pino mblodhi të gjithë në një takim së bashku me Federatën Italiane të Futbollit, Serinë C dhe Amatorët. Debati lindi mbi temën e rinisjes së disa klubeve të huaja drejt vendlindjeve: “zjarrin” e ndezi një frazë e Aurelio De Laurentis, por Xhuzepe Marota replikoi menjëherë duke bërë të rriten temperaturat.lotito-de-laurentiis-agnelli_qzf0h7aj573x18m5ngb85xj2d

NË LOJË, SHUMË PARA – Gjatë këtyre javësh asamblesh dhe mbledhjesh informale të Serisë A askush nuk ka hedhur idenë që sezoni të mbyllet këtu, por disa pronarë kanë dhënë një ide të tillë gjatë intervistave për mediat. Zyrtarisht, megjithatë, Liga italiane nuk do të marrë asnjë vendim të tillë: do të presë një udhëzim të qeverisë. Përse? Sepse në lojë janë paratë e të drejtave televizive të shitura televizioneve. Mbetet fakti që në këto momente Seria A mbetet e ndarë mes klubeve që nuk e marrin në konsideratë hipotezën për të përfunduar këtu vitin dhe ato që e refuzojnë. Edhe për arsye të lidhura me klasifikimin.

POLEMIKA – Por, të rikthehemi te debati. Mbledhja u ndez nga një frazë e presidentit të Napolit i cili, pa cituar Juventusin dhe Interin, u shpreh se nuk ishte një zgjedhje prej biznesmenësh të zgjuar lejimi i largimit të futbollistëve drejt familjeve. Administratori i zikaltërve, i ndier në akuzë, mori fjalën dhe nënvizoi se vendimi i Interit ishte i diktuar nga një dekret i qeverisë dhe nga normat për Rajonin e Lombardisë, por shtoi që në momentin e rinisjes së stërvitjeve gjithë lojtarët zikaltër do të jenë prezentë. Në diskutim hyri edhe Lotito, numri një i Lacios, i cili mbështeti De Laurentisin.juventus-inter-corona

Këta të fundit janë edhe përfaqësuesit e rrymës që dëshiron përcaktimin e klasifikimit në fushë, edhe nëse ka vonesa. E mendojnë si ata edhe Roma dhe Kaljafi, ndërsa klubet që shohin reale mundësinë të mos luhet më janë Sampdoria, Xhenoa, Bresha, Interi, Udineze dhe Torino. Ndërsa Juventusi me Andrea Anjelin, i cili po punon edhe nën petkun e shefit të “ECA”-s, konsideron tani të mundshme gjithë zgjidhjet. Po ashtu edhe Bolonja, Sasuolo dhe Milai. Ndërkohë që presdenti i Federatës, Gabriele Gravina, të martën qartësoi që objektivi është të vazhdohet përtej 30 qershorit në mënyrë që titulli të akordohet në fushë.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"