Eksod te PSG-ja, Leonardo pret nga shitjet shumën e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2021 | 14:40

Eksod te PSG-ja, Leonardo pret nga shitjet shumën e majme

Mesi me shokë presin shortin e së hënës për të njohur rivalin e radhës në Ligën e Kampioneve, një turne të cilin synojnë ta fitojnë me çdo kusht. Jo më kot klubi bëri edhe një fushatë faraonike afrimesh në verë, por me sa duket, në këtë aspekt ka edhe probleme.

PSG 1

Për Mauricio Poçetinon organika ka një numër të tepruar lojtarësh, ndaj në merkaton e janarit do të ketë largime. Në listën e drejtorit janë të paktën tetë futbollistë që kanë nevojë për sistemim. Ky spastrim do të ishte i dobishëm për trajnerin, por edhe për arkat e klubit ku do të përfundonin disa dhjetëra milionë euro.

NË SHITJE – I pari në listën e shitjes është Mauro Ikardi. Ishkapiteni i Interit është edhe ai që ka më shumë admirues. Ai duhet të largohet pasi hapësirat sa vijnë e pakësohen, aq më tepër treshja Mbape-MesiNejmar ka si alternativë të parë Di Marian. Valixhet ka kohë që i ka bërë gati edhe Serxho Riko.

Për spanjollin nuk ka shanse që të mbrojë portën ku alternohen Navasi dhe Donaruma. Edhe Levin Kurzava duhet të largohet pasi argjentinasi nuk e preferon në skemat e tij. Rafinja dhe Vajnaldum kërkojnë gjithashtu më shumë hapësirë, e cila mund t’u garantohet gjetkë. Nëse braziliani mund të kthehet në Spanjë, për ish-liverpulasin interesohen disa ekipe nga Anglia.

Në këtë mori profilesh interesante do të përfshihen edhe largimet e tre të rinjve premtues, si Abdu Dialo, Kolë Dagba ed Erik Ebimbe, që së bashku me pesë kolegët e sipërpërmendur duhet të sjellin në arkat e PSG-së rreth 10-120 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"