Eksod te Devolli, largohet drejtori sportiv dhe 3 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2019 | 14:46

Eksod te Devolli, largohet drejtori sportiv dhe 3 futbollistë

Valë largimet te skuadra e Devollit që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë. Pas portierit Lamellari dhe mesfushorit Muçollari, që u bënë me dije ditën e djeshme nga “Panorama Sport”, klubi juglindor ka zyrtarizuar 2 largime të tjera.

Devolli56

Bëhet fjalë për drejtorin sportiv, Nesti Binishi, i cili pati një kontribut të çmuar sezonin e kaluar në ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë, si dhe mbrojtësin korçar Ledion Rezhda.

Devolli2

Që të katërt këta nuk do të jenë pjesë e klubit nga qyteti i Bilishtit. Kujtojmë që drejtuesit e Devollit janë duke punuar intesivisht për përforcime në merkato.

Devolli

Me ekipin janë bashkuar portieri Mali si dhe 2 futbollistët e talentuar Shaba dhe Ronaldo Isufi. Pritet që në ditët e ardhshme, nën urdhrat e trajnerit Nica të jenë edhe disa futbollistë të huaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"