Eksod te Besa pas bojkotit, largohen edhe 5 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2021 | 9:11

Eksod te Besa pas bojkotit, largohen edhe 5 titullarë

Nis “eksodi” te Besa. Pasi bojko tuan ndeshjen e fundit të fazës së parë, kanë nisur edhe largimet nga Kavaja. Disa prej rrogave e të tjerë prej ndryshimit të objektivave, kanë vendosur që të shpallin “divorcin”.

besa

I pari që iku, ishte Emiljano Çela. Ai la njëherë e mirë edhe futbollin, për të nisur rrugën e trajningut te Kastrioti. Nuk mbeti me kaq, pasi e shtuna solli edhe 5 firo të tjera.

Mikel Canka, Nertil Hoxhaj, Adonis Zeqiri, Kadri Birja dhe Dejvi Bilali nuk do të jenë pjesë e verdhezinjve për pjesën e dytë të sezonit. Gazeta ka kontaktuar me secilin prej tyre për të mësuar më shumë rreth vendimit dhe duhet thënë se shkaqet janë nga më të ndryshmet.

SITUATA – Presidenti njoftoi se në janar do të kishte shkurtim të buxhetit, gjë që përkthehet me ulje rrogash. Edhe pse e nisën sezonin me pretendime, te Besa janë dorëzuar për ngjitjen dhe dy vendet e para i quajnë të paarritshme. Mikel Canka konfirmon largimin, duke sqaruar se ka ndërprerë marrëdhëniet me konsensus te plotë.

Veç sulmuesit, ikën edhe Nertil Hoxhaj. Mesfushori nuk kursehet dhe e thotë hapur se shkaku janë rrogat, ndërsa pohon për “Panorama Sport” nuk ka marrë tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Sa i takon mbrojtësit Adonis Zeqiri dhe portierit Kadri Birja, kanë deklaruar se janë larguar me dëshirë nga Besa.

Listës së të larguarve i shtohet Dejvi Bilali, të cilit i ka mbaruar kontrata.

GROPA – Këto largime kanë hapur një gropë të madhe në formacionin verdhezi dhe pritet që presidenti të futet në merkato për t’i zëvendësuar ata. Situata bëhet më kritike sepse Besa ka një stol që lë për të dëshiruar dhe do t’i duhet tashmë dyfish investim. Fillimisht për të plotësuar titullarët e më tej për të forcuar edhe stolin.

Në këtë mënyrë verdhezinjtë mbesin vetëm me Dobjanin, Perjen, Kukën, Tafilin, Hoxhën. Thënë ndryshe, kërkohen të paktën edhe 6 titullarë që formacioni të plotësohet.

besa

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"