Eksod portierësh te Milani, zbulohet plani i “Djallit” për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 14:10

Eksod portierësh te Milani, zbulohet plani i “Djallit” për të ardhmen

Fundi i sezonit, përveçse për financat e klubit, do të jetë vendimtar edhe për portierët e Milanit. Xhanluixhi Donaruma mund të përfundojë në merkato për arsye bilanci, teksa në gjurmët e vëllait të vogël mund të shkojë edhe Antonio.

donaruma

I veshur kuqezi në kuadër të rinovimit të Xhixhos, 28-vjeçari ka luajtur veëm dy herë për kuqezinjtë, në Kupë dhe Ligën e Europës. Ky aktual mund të jetë edhe sezoni i fundit për Pepe Reinën në radhët e Milanit, me spanjollin që pritet të deklarojë edhe përfundimin e karrierës.

Në këto kushte “Djallit” do t’i duhen tre gardianë dhe përveç rikthimit të Alesandro Plixarit (prodhim i ekipeve zinxhir i huazuar te Livorno) do të promovohet në ekipin e parë edhe Mateo Sonçin, 18-vjeçari që mbron portën e skuadrës së të rinjve kuqezinj. I treti raportohet se do të vijë nga merkatoja dhe bëhet fjalë për numrin 1 të Boka Zhuniors, Esteban Andrada. 28-vjeçari kushton 12 milionë euro dhe cilësohet si tepër i përshtatshëm në raportin cilësi-përvojë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"