EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat te Kukësi, zbulohet kush largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 9:57

EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat te Kukësi, zbulohet kush largohet

Gazeta zbardh pla nin e drejtuesve të Kukësit, të cilët kërkojnë që të arnojnë krahun e djathtë të mbrojtjes te Kukë- si, e kjo ndodh duke larguar Filip Zderiçin dhe Bujar Idrizin, të cilët kanë bërë një sezon të mirë te verilindorët. Por, kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit, pasi kërkonin rendiment më të lartë nga të dy mbrojtësit, duke marrë në konsideratë rrogat e tyre mujore, Zderiç së bashku me bonuse kalon 3500 euro, ndërsa Idrizi 2000 euro.

Idrizi

Kështu që, duke parë performancën e tyre dhe pagën e lartë, drejtuesit kanë plan që t’i largojnë futbollistët e t’i zëvendësojnë ata me dy mbrojtës të tjerë, të cilët të jenë cilësore dhe me perspektivë, por që t’i kushtojnë më pak buxhetit të klubit. Nga burime të sigurta në klub, të dy mbrojtësit, Filip Zderiç dhe Bujar Idrizi, nuk do të grumbullohen për fazën përgatitore në Slloveni, gjë që do të thotë se ata janë të larguar nga Kukësi.

zderic

Trajneri – Nuk dihet si do reagojë trajneri Peter Pakult nëse do largohet Zderiç, pasi ishte pikërisht austriaku që i vuri gishtin në merkaton e dimrit kroatit, të cilin ua sugjeroi drejtuesve mbas bisedave personale me të, duke qenë se e kishte stërvitur tek ekipi Cibalias në Kroaci nga janari deri në mars 2017 dhe dëshira iu plotësua.

Zderic

Zderiç ka luajtur për 16 takime në gjysmën e dytë të sezonit me Kukësin dhe ka shënuar 1 gol. Mbrojtësi kroat pëlqehet shumë nga trajneri Peter Pakult. Të njëjtin fat pritet ta ketë dhe Bujar Idrizi, i cili ka bërë një sezon që mund të konsiderohet si shumë i mirë në aspektin personal, pasi ka luajtur për plot 25 ndeshje, 21 prej tyre si titullar, ku ka shënuar 1 gol.

Pakult

Vetëm nëse nuk arrihet të gjendet dhe një mbrojtës tjetër veç Maliqit, njëri prej tyre mund të qëndrojë. Gjithsesi, presidenti Gjici ka vendosur që të ndryshojë strategjinë e merkatos te skuadra e tij, ku do të synojë afrimin e lojtarëve të rinj cilësorë me paga të ulëta, të cilët do të promovohen dhe më pas do të shiten.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"