Ekskluzive/ Sukaj: Partizani s’bën teatër, nuk dorëzohemi për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2016 | 14:31

Ekskluzive/ Sukaj: Partizani s’bën teatër, nuk dorëzohemi për titullin

Xhevahir Sukaj nuk e quan dështim baraz imin në derbi. Sipas golashënuesit më të mirë të Partizanit, suksesi i kësaj ndeshjeje ishte që u luajt futboll i pastër dhe jo teatër.

13103262_502659669928434_2533096041438886109_nNë një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, autori i 20 golave flet për ndeshjen ndaj Tiranës dhe shanset e Partizanit në luftën për titull. Ai e cilëson skuadrën e kuqe si kampione morale, ndërsa thekson se nuk janë dorëzuar për titullin.

Bomberi beson se Skënderbeu do të ndalet në Durrës dhe, më pas, gjithçka do të vendoset në ndeshjen direkte.

Tashmë që kanë kaluar 24 orë nga ndeshja, çfarë nuk shkoi për të marrë fitoren ndaj Tiranës?

Ne u futëm në fushë për të fituar, siç bëjmë në çdo ndeshje. Derbi ishte një takim me tension nga të dy palët. Pas golit që shënova, me pak kujdes mund ta kishim mbyllur pjesën e parë në favorin tonë.

Nëse do të ndodhte kjo, isha i sigurt që do të fitonim. Mirëpo, futbolli prandaj është i paparashikueshëm dhe në ato momente duhet të ishim shumë më të përqendruar në fushë. Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar.

Nuk mendoni se ky barazim është dështim për Partizanin?

Unë nuk e quaj dështim barazimin, pavarësisht se na duhej me patjetër fitorja për të ecur në luftën për titull. Ne akoma kemi shanset tona për objektivin final. Nuk dolëm ne nga gara me barazimin, por ishte Tirana që i tha lamtumirë objektivit që kishte. Në këto kushte, dua ta cilësoj rezultat pozitiv për mënyrën se si rrodhi ndeshja.

Pas ndeshjes pati një sherr masiv, si e shpjegoni atë situatë?

Dhuna në futboll është gjëja më e shëmtuar. Më vjen shumë keq që ndodhën ato skena të turpshme, të cilat ia prishën bukurinë derbit.

A ka diçka që ju bëri më shumë përshtypje nga ky derb?

Suksesi në këtë ndeshje ishte që u luajt futboll, jo teatër. Rëndësi ka që Partizani lufton i vetëm, siç ka luftuar historikisht.

Çfarë doni të thoni me këtë, u referoheni ndeshjeve të rivalit tuaj?

Jo, nuk e kam për Skënderbeun, ata kanë punën e vet. Unë dua të them që Partizani ka peshë të rëndë dhe nuk do të përzihet në asnjë pazar. Partizani është kampion moral i këtij kampionati, por janë edhe tri javë dhe nuk i dihet. Besojmë se do të jemi kampionë të Superiores.

Gjithsesi, Skënderbeu është 4 pikë para, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje…

Shpresoj të ndalet në Durrës. Unë i qëndroj asaj që kam thënë edhe më parë, që në javën e parafundit do të kemi një finale në Korçë.

Kaq shumë besim keni se gara nuk është mbyllur?

Po patjetër që unë dhe skuadra kemi besim. Presim që të shkoj te ndeshja e fundit dhe, nëse korçarët janë të zotë të na mundin, atëherë do t’u them: hallall ju qoftë!

A ka ndonjë peng që ju ka mbetur nga derbi i fundit?

Nëse mund ta quajmë peng, është një gol që m’u anulua me pa të drejtë nga anësori, përpara se ndeshja të shkonte 1-0. Nuk e di pse u cilësua i parregullt, pasi dukej qartë që mbahesha në lojë nga mbrojtësi anësor. Sukaj duke festuar golin e shënuar në derbi Nëse ndeshja do të niste me atë gol, atëherë do të shkonte si derbi tjetër, 2-0 apo edhe 3-0.

Mirëpo, pas ndeshjes si trajneri Daja, ashtu edhe sulmuesi Bakaj kanë thënë se goli i dytë i Partizanit duhej anuluar për faull të Sukajt ndaj mbrojtësve të Tiranës…

Po mbulohesha nga dy lojtarë dhe me shpinë nga porta tentova roveshatën, po pa prekur aspak ndonjë prej tyre, duke dalë. Si mund ta quajmë faull këtë?! Jo se jam unë, por ky rast nuk jepet faull.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"