EKSLUZIVE/ Shpërblim i merituar, zbulohet premioja e FSHF-së për kombëtaren pas Ligës së Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 10:49

EKSLUZIVE/ Shpërblim i merituar, zbulohet premioja e FSHF-së për kombëtaren pas Ligës së Kombeve

Shqipëria ia doli që të sigurojë vendin e parë në Grupin C4. “Panorama Sport” ka mësuar se për këtë, premioja e vendosur për Kombëtaren nga FSHF është rreth 200 mijë euro. Objektivi i vendosur që në fillim, për të superuar të gjitha rivalet e thuajse të njëjtit nivel me ne, u arrit. Për këtë, FSHF ka vendosur që të shpërblejë futbollistët, të cilët sigurisht që në Kombëtare vijnë për ndjesinë dhe lidhjen e fortë që kanë me vendin dhe fanellën. Por, në momentin që ka suksese, arritje dhe të ardhura të shtuara për vetë FSHF-në, kjo e fundit shpërblen edhe kontributin e futbollistëve apo stafit të Kombëtares.
KOMBETARJA
PREMIO – Si në çdo edicion, ka një premio për arritjen përfundimtare. Prej kohësh, skuadra përfaqësuese ka caktuar me federatën, që mënyra e shpërblimit të jetë në përfundim të edicionit dhe jo pas çdo ndeshjeje. Në bazë edhe të rezultatit final në një sezon, kuqezinjtë kanë të përcaktuar edhe shifrën e shpërblimit që do të marrin. Gazeta ka mësuar se për vendin e parë në Grupin C4 të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë do të kenë premio të majme dhe një vlerësim të konsiderueshëm që ndahet proporcionalisht mes stafit, lojtarëve më protagonistë dhe më pas atyre më pak të tillë në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"