EKSLUZIVE/ Federata shet zyrat, gati kalimi te shtëpia e re. Zbulohet fitimi i FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 22:00

EKSLUZIVE/ Federata shet zyrat, gati kalimi te shtëpia e re. Zbulohet fitimi i FSHF-së

Investimi që po bëhet për ndërtimin e selisë së re të qeverisë së futbollit i ka hapur udhë shitjes së ambienteve të vjetra të FSHF-së. Federata Shqiptare e Futbollit, e cila prej vitesh është vendosur në katin e dytë dhe të tretë të një pallati përballë Ambasadës Amerikane, ka nxjerrë në shitje të gjitha këto ambiente.

fshf_logo_e_re21-1 

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se me anë të një vendimi, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka caktuar edhe çmimin në bazë të zonës në Rrugën e Elbasanit. Përafërsisht, mësohet se për të dyja katet, qeveria e futbollit në vend pritet të përfitojë të ardhura që shkojnë rreth 1.5 milionë euro.

Të ardhura të rëndësishme të shtuara në llogaritë e institucionit. Mjaft të kujtohet që kohë më parë, FSHF ka investuar vetëm rreth 600 mijë euro për blerjen e këtyre ambienteve. Tanimë, del një fitim i konsiderueshëm nga një menaxhim i tillë i investimeve dhe rritjes së çmimeve të referencës për zonën ku ndodhet momentalisht FSHF.

ministadiumet zyrtat e fshf

Nga sa është deklaruar edhe publikisht, administrata e FSHF-së pritet që në fund të vitit ose në dy muajt e parë të vitit 2021 të bëjë kalimin në ambientet e selisë së re, kohë në të cilën do të bëhet edhe dorëzimi i ambienteve aktuale.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"