EKSKLUZIVE/ Kaosi te Flamurtari, zbardhet debati mes Kushtës dhe Lelit për situatën në klubin vlonjat (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 23:30

EKSKLUZIVE/ Kaosi te Flamurtari, zbardhet debati mes Kushtës dhe Lelit për situatën në klubin vlonjat (E PLOTË)

Dritan Leli dhe Sokol Kushta, kokë më kokë për Flamurtarin. Kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe legjenda e futbollit vlonjat kanë debatuar dje për situatën që po kalojnë kuqezinjtë. “Panorama Sport” zbardh ekskluzivisht dhe të plotë diskutimin e bërë mes kryebashkiakut dhe ish-sulmuesit. Ata ishin mbledhur për një aktivitet politik, megjithatë nuk kanë qëndruar dot larg sportit. Ishte vetë numri një i bashkisë ai që e ka hapur këtë temë.kushta leli

Ai ka zbuluar se së fundmi ka takuar Sinan Idrizin, të cilit i ka ofruar mbështetjen e tij personale, por edhe institucionit që drejton. Dhe ndihma në këtë rast është edhe financiare. Por, sipas kryebashkiakut, administratori nuk ka pranuar asnjë lek nga bashkia. “Takova Sinan Idrizin dhe pimë një kafe. Diskutuam për Flamurtarin. I ofrova gjithë mbështetjen time dhe të institucionit që drejtoj.

I thashë: ‘Hap gojën dhe më thuaj çfarë do, jam i gatshëm të ndihmoj’. Madje e pyeta nëse donte edhe lekë nga bashkia. ‘Jo, – më tha, – në mënyrë absolute nuk dua asnjë lekë nga bashkia, e mbaj vetë’. Unë jam gati për zgjidhje, më thoni dhe këtu më keni”, i tha Leli Kushtës.

FONDI 

Sokol Kushta, duke folur edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak, i ka thënë kryetarit të Bashkisë së Vlorës se ligjërisht është i pamundur kontributi financiar në këto momente. Sipas ish-sulmuesit, bashkia nuk mund të miratojë një fond financiar, kur vetë sponsori nuk do asnjë lek. Legjenda e futbollit vlonjat mendon se menaxhimi duhet të ishte bërë dikur, kur klubi financohej nga bashkia dhe bizneset e qytetit.

sinan idrizi sokol kushta

“Ligjërisht nuk kemi të drejtë ne si Këshill Bashkiak të miratojmë fond për Flamurtarin, pasi sponsori aktual e mori për dy vite të tjera klubin në administrim dhe në kontratë thuhet se nuk do asnjë lek nga bashkia, por duhet një zgjidhje. Edhe kur kryetar ishte Shpëtim Gjika dhe unë kam isha drejtues në klub, ndihmonte si biznesi dhe bashkia. Të paktën të jetë financim gjysmë për gjysmë. Presidenti nuk del të kërkojë fonde. Po ashtu, presidenti nuk mund të dalë e të shesë. Ai (i referohet Idrizit) pret ligjin për sportin, por ne nuk e dimë se kur miratohet ligji. Si do të bëhet?”, pyet Kushta.

PROPOZIMI 

Më tej, legjenda propozon gjatë bisedës me kryetarin e bashkisë, që nëse ligji për sportin vonohet të miratohet, të gjendet një mënyrë që bizneset ta ndihmojnë Flamurtarin. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë me bizneset që të shikohet sporti. Unë kam menduar edhe sikur të mbledhim nga 5 mijë lekë të vjetra, por as kështu nuk bëhet. Duhet që të gjendet një mekanizëm konkret për zgjidhje”, shtoi ai.

Kushta-Leli

GARANCIA

Në fund të bisedës, kryebashkiaku ka siguruar se në çdo kohë është i gatshëm për të kontribuar dhe zgjidhur situatën te Flamurtari. “Të garantoj se mua më keni në krahë. Propozoni zgjidhjet tuaja dhe nga unë nuk keni asnjë hezitim. Hajde të ulemi dhe ta zgjidhim sa më mirë këtë çështje. Mua më keni të hapur dhe të disponueshëm në çdo kohë”, ka mbyllur Dritan Leli.

ERMAL SIKA

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"