E kryer/ Zyrtarizimi çështje orësh, Partizani merr qendërmbrojtësin nga Maqedonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 23:58

E kryer/ Zyrtarizimi çështje orësh, Partizani merr qendërmbrojtësin nga Maqedonia

Përveç Gligorov, pritet edhe akordi me qendërmbrojtësin Aleksandar Damçevski. Në sezonin 2013-2014 ka spikatur në Bullgari me Burgash, ku më pas kaloi në elitën e futbollit holandez, te NAC Breda.

damcevski 1

Më pas, u transferua në Kazakistan tek Atiraj. Damçevski është aktivizuar edhe në Hungari e Qipro, me skuadra si Mezokovesd dhe Ermis.

Në tri sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ararat në Armeni. Pas këtyre aventurave, qendërmbrojtësi pritet t’i bashkohet Partizanit, pasi ditën e djeshme ka pasur një komunikim me drejtuesit dhe zyrtarizimi i tij është thjesht çështje orësh. Madje, pas zyrtarizimit të Gligorovit, pritet që edhe Damçevski të prezantohet shumë shpejt si lojtari më i ri i të kuqve.

STATISTIKAT – Si Gligorov, ashtu dhe Damçevski, janë lojtarë që kanë eksperiencë, pasi janë 27 dhe 28 vjeç. Damçevski numëron 136 sfida dhe mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës, edhe si mbrojtës i majtë. Damçevski luan me këmbën e majtë dhe kjo gjë është një plus i madh për trajnerin Daja.

DAMCEVSKI

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"