EKSKLUZIVE/ Zvicra hakmarrëse, ja si e mban “peng” Bajramin që të veshë fanellën kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Zvicra hakmarrëse, ja si e mban “peng” Bajramin që të veshë fanellën kuqezi

Nedim Bajrami do të jetë një nga risitë më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare në grumbullimin e parë për edicionin e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”. Mesfushori në pronësi të Juventusit, i cili prej dy vitesh është i huazuar tek Empoli, siç është raportuar ekskluzivisht nga “Panorama Sport”, ka zgjedhur që të luajë me Shqipërinë, pasi ka qenë pjesë e Zvicrës në ekipet e moshave.

AKTIONSPORTRAIT, CORONAVIRUS, COVID-19, COVID 19, FUSSBALL, CHE AZE, SCHWEIZ ASERBAIDSCHAN, QUALIFIKATION, U21 EM, U21 EUROPAMEISTERSCHAFTEN, U-21 EM, U-21 EUROPAMEISTERSCHAFTEN,

Pas insistimit të bërë nga trajneri Reja dhe Federata Shqiptare e Futbollit, fantazisti i cili ka qenë pjesë e Zvicrës deri në përfaqësuesen U-21, ka bërë kërkesën që të ndryshojë kombëtaren për të zgjedhur në vijim kuqezinjtë. Për këtë, gazeta ka raportuar edhe se Bajrami ka kërkuar një ndarje paqësore me helvetët dhe me anë të një videokonference ia ka komunikuar trajnerit Vladimir Petkoviç dhe drejtuesve të federatës zvicerane dëshirën që ka për vijimësinë. Mirëpo, duke qenë se Shqipëria po i merr talentet, helvetët zgjedhin të tregohen hakmarrës…

PËRGJIGJJA – “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht edhe se si kanë rrjedhur procedurat në vijim. Lojtari, me anë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë një kërkesë drejtuar FIFA-s, në të cilën paraqitet dëshira dhe zgjedhja e tij për të ndryshuar përfaqësuesen dhe për të qenë pjesë e Shqipërisë në vazhdim. Për këtë, lojtari ka marrë edhe një përgjigje paraprake nga federata helvete. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Që Bajrami të jetë në dispozicion të Shqipërisë dhe Rejës në ndeshjet e marsit, duhet edhe një tjetër veprim.

Nedim-Bajrami-the-talent-of-Juventus-who-says-yes-to-350x250

“ENDE PENG” – Nedim Bajrami është ende peng i sjelljes së federatës zvicerane. Kjo e fundit nevojitet që pas përgjigjes së kthyer ndaj talentit që ka zgjedhur Shqipërinë, duhet që të dërgojë edhe një përgjigje zyrtare në FSHF, që jep lejen përfundimtare që mesfushori fantazist të ketë dakordësinë finale për të veshur fanellën e Shqipërisë në ndeshje zyrtare.

Këtë procedurë federata helvete e vonoi në maksimum kur bëhej fjalë për Florian Kamberin. Tanimë, ka në dorë të bëjë të njëjtën gjë edhe me Bajramin, për të mbajtur peng djaloshin në zgjedhjen e tij, por edhe trajnerin Reja në planet që ka nisur të bëjë për tri takimet e muajit mars.

PROCEDURA – Në momentin që FSHF do të ketë marrë përgjigjen nga Federata Zvicerane e Futbollit, bën menjëherë hapin e radhës duke dorëzuar dosjen e lojtarit në FIFA. Kjo e fundit e kalon këtë kërkesë te një gjyqtar i pavarur, i cili shqyrton lojtarin në fjalë nëse juridikisht ka të drejtën për ta ndryshuar kombëtaren. Baza për këtë është e shkuara e lojtarit. Pikërisht, atë që duhet të sjellë në përgjigje federata helvete, pra që të saktësojë se realisht lojtari në fjalë nuk ka asnjë ndeshje zyrtare me kombëtaren A si dhe të dhënat e mëparshme në kombëtaren U-21. Që Bajrami të jetë i lirë për të luajtur me Shqipërinë, sipas vullnetit dhe dëshirës së tij, duhet që Zvicrës t’i përfundojë inati ndaj FSHF-së dhe… hakmarrja.

OLSI TUJANI 

 

LEXO EDHE: 

Juve e bleu 2 mln franga, tani në “top 5-shen” e Serisë B/ Kush është Bajrami, talenti në pronësi të bardhezinjve që i tha “po” Shqipërisë

EKSKLUZIVE/ Reja e do te Kombëtarja, Bajrami i kthen përgjigje FSHF-së. Ja prapaskenat me tetovarin

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"