EKSKLUZIVE/ Zhvillime të papritura te Laçi, ja kush e drejton sot ekipin kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 11:58

EKSKLUZIVE/ Zhvillime të papritura te Laçi, ja kush e drejton sot ekipin kundër Tiranës

Zhvillime të papritura te Laçi pak orë para ndeshjes me Tiranën, që nis në 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

NDREU VUKICEVIC

“Panorama Sport” mëson se trajneri Dejan Vukiçeviç ka pasur një fatkeqësi familjare dhe menjëherë është nisur drejt Malit të Zi.

Kësisoji, ai nuk do të jetë i pranishëm për të drejtuar sot skuadrën ndaj Tiranës.

Gazeta zbulon se drejtuesit kurbinas kanë kontaktuar menjëherë ish-trajnerin e tyre vite më parë, Ramadan Ndreu, për të drejtuar ekipin në sfidën me bardheblutë.

Laçi vjen pas pesë humbjeve radhazi në kampionat dhe sot do të kërkojë të mos dalë pa pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"