EKSKLUZIVE/ “Zgjohet” Kukësi, dopio-goditje për të forcuar mbrojtjen dhe mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 22:55

EKSKLUZIVE/ “Zgjohet” Kukësi, dopio-goditje për të forcuar mbrojtjen dhe mesfushën

Kukësi bën dy afrime të rëndësishme për mbrojtjen dhe mesfushën.

Collage Maker-12-Jan-2023-12.51-PM

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se qendërmbrojtësi shqiptar që ka luajtur gjithë kohës në Greqi, Franko Lamçe, si dhe mesfushori shkatërrues, Armend Kabashi, i cili vjen pas eksperiencave në Finlandë, kanë arritur marrëveshjen me klubin verilindor.

24-vjeçari Lamçe vjen nga skuadra greke AO Episkopi, që militon në ligën e dytë. Në të kaluarën shqiptari me origjinë nga Skrapari ka luajtur për klube si Platania, Hania etj.

Ndërsa 27-vjeçari kosovar, Kabashi, vjen nga skuadra AC Oulu në Finlandë. Ai ka luajtur edhe për klube si  FC Honka, Vikingit dhe Kokolan PV. Kabashi ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Finlandës në të kaluarën. Ai ka lindur në këtë shtet dhe Kukësi do të jetë aventura e parë me një ekip shqiptar për mesfushorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"