EKSKLUZIVE/ Zgjidhet trajneri i ri i Elbasanit, rikthehet edhe një kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Zgjidhet trajneri i ri i Elbasanit, rikthehet edhe një kampion

Anxhelo Suta është trajner i ri i Elbasanit, ndërsa ndihmësi i tij do të jetë Hetlen Çapja, ish-futbollisti që mori titullin kampion me Ebasanin në sezonin 2005-2006.
Anxhelo-Suta-OK
Burime zyrtare në klub konfirmojnë emërimin e Sutës, ish-trajnerin e Luzit, të cilin “Panorama Sport” e paralajmëroi dy ditë më parë.

Suta do të nisë punën me skuadrën në javën e parë të janarit, ku përpara do të ketë një detyrë të vështirë, të arrijë mbijetesën me Elbasanin.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"