EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Trashit, Partizani nis bisedimet për të bindur mbrojtësin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:56

EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Trashit, Partizani nis bisedimet për të bindur mbrojtësin e Tiranës

Me shitjen e Lorenc Trashit për 250 mijë euro tek Al Qadsia në Kuvajt, Partizani dobësohet ndjeshëm në të majtë të mbrojtjes. Në këtë rol Partizani aktualisht ka edhe Esin Hakajn, të cilit i është dhënë shumë pak hapësirë nga stafet dhe gjasat janë që shkodrani të kërkojë një destinacion më atraktiv.

trashii

Gjithsesi, drejtuesit janë vënë në lëvizje për të plotësuar boshllëkun që do të lërë largimi i Trashit. “Panorama Sport” ka mësuar se me shumë mundësi zëvendësuesi i mbrojtësit gramshiot te “demat” do të jetë Erjon Hoxhallari.

Hoxhallari Cinari

24-vjeçari del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe duke parë që Tirana nuk i ka afruar rinovimin, Partizani ka nisur bisedimet për ta bindur mbrojtësin bardheblu që të vishet i kuq. Hoxhallari për shumë arsye mund të rezultojë një lëvizje e volitshme për Partizanin në këtë merkato vere.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ “Bomba” e Partizanit, ofertë Ilir Dajës për stolin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"