EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Seferit, Tirana gati të zyrtarizojë brazilianin që ka luajtur në Austri (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 14:39

EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Seferit, Tirana gati të zyrtarizojë brazilianin që ka luajtur në Austri (VIDEO)

Patrik Robson de Souza Monteiro pritet të jetë sulmuesi më i ri i Tiranës. Futbollisti, i cili ka lindur në Brazil, por që lavdinë e ka bërë në Austri, pritet që sot paradite të firmosë me Tiranën.

PATRIK ROBSON DE SOUZA

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se ai ka udhëtuar nga Brazili në Shqipëri dhe pritet që të veshë fanellën bardheblu, duke qenë blerja e radhës e Tiranës.

Lojtari luan si në qendër dhe në krahun e majtë, ndërkohë që kampionët e duan për të zëvendësuar largimin e Taulant Seferit.

Sulmuesi është vetëm 24 vjeç, ndërkohë që lojtari ka një eksperiencë të madhe në Austri. Bardheblutë kanë marrë edhe mendimin e Hamdi Salihit për ta sjellë në skuadër dhe duket se fjalët kanë qenë shumë të mira për sulmuesin.

Lojtari është edhe një “asistmen”, veç të qenit sulmues i shpejtë.

KARRIERA – Skuadrat ku ka luajtur Patrik janë disa: Admira Vaker, FK Kabala, SV Horn, Friburguense-RJ, Bonsucesso FC, América-RJ.

Lojtari vlerësohet 300 mijë euro në merkato.

Sezonin e fundit ai ka qenë te Kabala, ku është aktivizuar në 21 ndeshje, 8 në Bundesligën austriake, tri në Kupën e Austrisë dhe 10 me Kabalën në Azerbajxhan.

PATRIK ROBSON

ZËVENDËSIM ME DE SILVËN – Vetëm një ditë më parë, Tirana e mbylli marrëveshjen me David de Silvën.

Lojtari mbërriti në janar nga Portugalia, por asnjëherë nuk ia doli që të futej në filozofinë e bardhebluve.

Te Tirana, gjatë qëndrimit të tij, u aktivizua në 19 takime, duke shënuar 2 gola, dhënë një asist dhe duke qenë në fushë 963 minuta në Superiore dhe 255 në Europë.

De Silva më parë kishte luajtur me Kastriotin, por te bardheblutë nuk dha pothuajse asgjë në fushën e lojës, sidomos në Europë.

MERKATO – Skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.

Dihet që Tiranës i janë larguar lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo, De Silva dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira.

Plus këtu, edhe Enur Totre që iku pas Europës.

Këtë verë janë afruar Kallaku, Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ish-lojtari i Teutës ka luajtur titullar.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"