EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i kapitenit Bitri, Partizani zgjedh mbrojtësin e Shkëndijas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 20:41

EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i kapitenit Bitri, Partizani zgjedh mbrojtësin e Shkëndijas

Klisman Cake është i zgjedhuri i Partizanit për qendrën e mbrojtjes. “Panorama Sport” mëson se lojtari dëshiron të largohet nga Shkëndija për shkak të minutave të pakta dhe drejtuesit e të kuqve e pëlqejnë të riun.Klisman Cake - Shkëndija Football Club

Palët kanë një akord paraprak, teksa me ndarjen nga tetovarët gjithçka pritet të konfirmohet. 23- vjeçari është lojtar i dalë nga akademia e Tiranës, teksa shpërthimin e pati te Struga në Maqedoninë e Veriut.

Ai numëron 12 paraqitje me Shkëndijën në këtë sezon në kampionat. Përveç aftësive në defensivë, Cake njihet edhe për goditjet e tij nga distanca. Ndërkohë, Vesel Limaj është parë së fundmi në hotelin e presidentit Demi në zonën e Bllokut, teksa arsyeja për momentin nuk dihet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"