EKSKLUZIVE/ Ze Maria ikën nga Tirana, ja çfarë ndodhi sot në stërvitje (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 16:03

EKSKLUZIVE/ Ze Maria ikën nga Tirana, ja çfarë ndodhi sot në stërvitje (VIDEO)

Rrugët tashmë duket se janë të ndara. Ze Maria nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Brazilian ka shkuar në stërvitjen e sotme në “Skënder Halili”, me plot 15 minuta vonesë, dhe edhe pasi është paraqitur aty, nuk është ndërruar fare, për të nisur stërvitjen me ekipin.

Ze-Maria-696x464

Pasi ka bërë një mbledhje të vogël me lojtarët, rreth 10 minuta, ai, por edhe stafi i tij kanë ikur të gjithë. Në stërvitje me lojtarët ishte vetëm trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, që mbeti i pranishëm.

Për momentin, Ze Maria gjendet në një takim me presidentin Halili, me shumë mundësi duke biseduar për çështjen e kontratës, dhe mënyrën se si do ndahen palët. Ditën e nesërme, klubi i Tiranës ka njoftuar për një konferencë në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, në orën 12:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"