Ekskluzive/ Zbulohet trajneri i ardhshëm i Flamurtarit, në stol do të ulet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 23:10

Ekskluzive/ Zbulohet trajneri i ardhshëm i Flamurtarit, në stol do të ulet…

Marselo Troisi pritet të jetë trajneri i ri i Flamurtarit.

Troisi Kukesi

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se trajneri pritet të firmosë dhe të marrë drejtimin e skuadrës vlonjate në ditët në vazhdim. Palët po merren me detajet e fundit të marrëveshjes.

Emri i teknikut brazilian për të marrë drejtimin e Flamurtarit ishte përfolur edhe gjatë muajt nëntor të vitit të kaluar, por akordi nuk u gjet mes tij dhe Sinan Idrizit.

Troisi është 43 vjeç dhe ka drejtuar më parë Kukësin dhe Laçin në kampionatin shqiptar. Kalithea, Iraklis e Ialasos kanë qenë skuadrat e tjera që ai ka drejtuar në karrierën e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"