Ekskluzive/ Zbulohet studioja ligjore që do mbrojë Skënderbeun, shpresa tek avokati që mundi OKB-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2018 | 10:00

Ekskluzive/ Zbulohet studioja ligjore që do mbrojë Skënderbeun, shpresa tek avokati që mundi OKB-në

Skënderbeu ka gjetur tashmë studion lig jore që do të merret me mbrojtjen e klubit kundër dosjes së paraqitur nga inspektorët e Etikës dhe Disiplinës në UEFA. Çështja delikate që mund të tronditë të ardhmen e klubit, ka shtyrë drejtuesit që të zgjedhin studion dhe njëkohësisht avokatin më të njohur zviceran për të mbrojtur këtë çështje.

Avokati

Kostoja është e lartë, por kur bëhet fjalë për një “gjyq” kundër UEFA-s duhen patjetër ekspertë që kanë dalë të fituar madje edhe ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka zgjedhur studion më të njohur ligjore në shtetin helvet, “De PFYFER”, e cila drejtohet nga avokati ZhanSedrik Mishel (Jean-Cedric Michel). Ky i fundit do të merret enkas me dosjen “Skënderbeu”.

Duke parë karakteristikat e avokatit, klubi korçar ka një informacion më të plotë të dosjes, por edhe një garanci më të madhe se në fund të kësaj çështjeje, do të dalë i pafajshëm.

KUSH ËSHTË STUDIOJA LIGJORE

“De PFYFER” ofron këshilla ligjore dhe përfaqësim gjyqësor që nga viti 1958. E ndërtuar nga tetë avokatë të trajnuar dhe një ekip administrativ i aftë të përbërë me pesë asistentë, “De PFYFER” ofron qasje të shpejtë në të gjitha shërbimet për të monitoruar procedurat gjyqësore në kohë reale.

Kjo studio ligjore kryen funksione të ndryshme në kuadër të shoqatave profesionale, akademike apo ekonomike dhe me federatat sportive si pjesë e Komiteteve Zyrtare të Shtetit, Bordit të Shoqatës së Avokatëve të Gjenevës dhe Komisionet Mbikëqyrëse. Por, edhe në fushën e sportit si arbitra në gjykatat e arbitrazhit ose në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

KUSH ËSHTË AVOKATI MISHEL

I lindur në Gjenevë më 19 prill 1963, Zhan-Sedrik Mishel, është kualifikuar si avokat dhe pranuar në Bar (Dhoma e avokatëve) në vitin 1987. Ai është një prej avokatëve më me eksperiencë në fushat e ekonomisë, krimit dhe gjykatave sportive. Mishel kryeson një grup gjyqësor të njohur për kërkimin, hartimin e aftësive, ideve dhe strategjinë gjyqësore.

4e132bb6f3fbc

Zhan-Sedrik Mishel ka argumentuar më shumë se 40 herë para Gjykatës së Lartë Federale Zvicerane, me një rekord mbresëlënës të gjykimeve të favorshme, shpesh të publikuara në fusha të ndryshme si konfiskimi penal, përgjegjësia për prospektin e obligacioneve, keqmenaxhim, mashtrim kriminal dhe arbitrazh sportiv. Një specialist i çështjeve financiare në gjyqësor dhe kundër bankave. Kryeavokat i çështjes “Madoff” në Irlandë.

DY FITORET HISTORIKE

Avokati i Skënderbeut është ekspert i imuniteteve të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ndërsa do të mbahet mend si njeriu i dy fitoreve historike në gjyqet kundër OKB-së. Ai ka argumentuar para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në nëntor 2013 dhe qershor 2016 (Dhoma e Madhe) kundër regjimeve të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zhan-Sedrik Mishel këshillon kompanitë në çështjet strategjike, atletët dhe federatat sportive në çështjet e sportit, si dhe merret me çështjet gjyqësore komplekse ndërkombëtare, civile dhe penale, si avokat mbrojtës ose si gjyqtar i ulur si arbitër (ICC, UNCITRAL, ad hoc).

PRECEDENTI ME ÇËSHTJET SPORTIVE

Një nga çështjet më të bujshme në fushën e sportit që Zhan-Sedrik Mishel ia ka dalë, është si avokati i Federatës Ndërkombëtare të Patinazhit Sportiv.

Bëhet fjalë për çështjen e apelimit të bërë nga patinatorja gjermane, Klaudia Pechstein, teksa kjo e fundit kishte dalë pozitive në testin antidoping para Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2009. Patinatorja gjermane bëri ankimim deri në Gjykatën Federale, por kjo e fundit mbajti në fuqi vendimin e KAS, duke vendosur kështu pezullimin prej dy vitesh të sportistes në fjalë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"