EKSKLUZIVE/ Zbulohen prapaskenat te Kukësi, ja pse u prish akordi me Skënder Gegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 0:41

EKSKLUZIVE/ Zbulohen prapaskenat te Kukësi, ja pse u prish akordi me Skënder Gegën

Orges Shehi është tra jneri i ri i Kukësit. E diela ka qenë një ditë e çmendur në klubin kuksian, pasi paradite ishte drejt zyrtarizimit të Skënder Gegës, ndërsa në pasdite u gjet marrëveshja përfundimtare me Shehin. Ashtu si në verë, edhe tani nuk është finalizuar dot kalimi i ish-trajnerit të Partizanit te Kukësi.

Shehi

Pas shkarkimit të Shpëtim Duros, tropojani ishte kandidati më potencial për këtë rol dhe aq pranë zyrtarizimit. Palët jo vetëm ishin ulur për të biseduar, por kishin gjetur akordin. Pritej që dje në 16:00 ai të prezantohej nga vetë Safet Gjici si trajneri i ri. Por pa vajtur ende ora, situata mori një kthesë të papritur.

kUKESI

Një urdhër i dytë i presidentit shfuqizoi të parin. Me një njoftim për mediat, klubi saktësoi se trajneri i ri nuk do të prezantohej dhe emëruan Rrahman Hallaçin provizorisht në krye të ekipit. Më pas konfirmuan se prezantimi do të bëhej sot në 11:00 në një nga sallat e stadiumit “Air Albania”.

Prapaskena me Gegën

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë palëve se Safet Gjicit u prish me Skënder Gegën për detaje të kontratës. Në parim palët kishin ranë dakord, por një klauzolë ndryshoi gjithçka. Ish-trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë nuk pranoi të merrte përsipër “ultimatumin” që i vendosi presidenti për titullin kampion.

gega

Kushti i numrit një të klubit verilindor ishte që 56-vjeçari të fitonte kampionatin në mbyllje të këtij sezoni dhe vetëm nëse do t’ia dilte, atëherë do të fitonte të drejtën për të rinovuar kantatën për sezonin e ardhshëm dhe natyrisht me rritje sa u përket përftimeve financiare. Kjo gjë nuk u pranua prej Skënder Gegës.

Edhe pse ishte gati që të merrte në dorëzim Kukësin, nuk i ka pëlqyer kushti “o kampion, o s’ka”. Atij i është dukur e tepërt që ta garantonte një gjë të tillë, duke parë pozicionin, distancën dhe kalendarin që ka aktualisht Kukësi. E thënë ndryshe: Tropojani ka premtuar që ekipi do të tentojë me të gjitha format që të marrë titullin në mbyllje të këtij sezoni, por jo që prej këtij objektivi të kushtëzoj kontrata e tij.

Akordi me Shehin Duke qenë se Gega ka hezituar të pranojë kushtin që iu vendos, presidentit i kanë sugjeruar emrin e Orges Shehit. Gjici ka biseduar me durrsakun në telefon dhe palët  kanë rëndë dakord që të jetë ai trajneri i ri i Kukësit. Ai ka vendosur që të kthehet me urgjencë nga Spanja për të marrë zyrtarisht “komandën” e Kukësit, edhe pse gjendej prej 2 javësh për një seminar me trajnerë. Ishte vetë klubi që dje mbrëmje i dha fund kësaj “odiseje”.

Ndërsa vetë Shehi dje në mbrëmje ka konfirmuar për “Supersport” emërimin te Kukësi. “Jam i bindur që Kukësi i ka cilësitë për të dalë kampion. E njoh skuadrën dhe kam besim se do t’ia dalim. Të shohësh gjërat nga jashtë nuk është njësoj si të jesh brenda. Me disa prej futbollistëve të Kukësit edhe kam luajtur. I vlerësoj sepse kanë karakter sportiv. Kukësi nuk ka patur edhe fatin me vete. Nuk ka siguruar pikët që duhej të merrte, sepse është ndëshkuar vetëm në fund të takimeve”, ka thënë dje durrsaku.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"