EKSKLUZIVE/ Zbulohen ndihmësit e Ilir Dajës te Partizani, klubi i kuq i propozon Kalarit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Zbulohen ndihmësit e Ilir Dajës te Partizani, klubi i kuq i propozon Kalarit…

Zbulohen ndihmësit e trajnerit Ilir Daja pas emërimit te Partizani. Edhe pse klubi i kuq nuk ka bërë ende zyrtarizimin, tashmë nuk ka asnjë dilemë që trajneri i cili mbylli sezonin në drejtimin e Skënderbeut, do të jetë në krye të të kuqve duke filluar nga java e ardhshme. Burime në klub i thanë dje “Panorama Sport” se Daja ka kërkuar të marrë me vete edhe stafin që ka pasur te Skënderbeu. Kështu, trajner i portierëve do të jetë Ilir Bozhiqi, i cili këtë detyrë e bën edhe në ekipin Kombëtar.
pjimage (1)
Si zv.trajner mësohet se Daja ka kërkuar të ketë Artim Pollozhanin, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut si futbollist. Me ardhjen e Bozhiqit dhe Pollozhanit te “demat” pritet të mos lëvizin nga sezoni i fundit vetëm përgatitësi atletik dhe pjesëtarët e stafit mjekësor. Në këto kushte, Reinaldo Kalari, që mbylli sezonin si trajner te Partizani, dhe përgatitësi i portierëve, Erjon Meta, do të spostohen në pozicione të tjera.
Renato Kalari (1)
Mësohet se Kalari është projektuar nga klubi për të drejtuar ekipin U-21, që pritet të ngrihet këto ditë, pasi për herë të parë FSHF-ja do të organizojë një kampionat për futbollistët deri në këtë grupmoshë. Edhe Meta i ardhur nga Apolonia do të punojë me portierët e ekipeve të tjera në klub, në një kohë që tashmë është ngjitur edhe Partizani B dhe sezonin e ri do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"