EKSKLUZIVE/ Zbulohen detajet e kontratës, ja sa do të marrë Dede pas firmës me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Zbulohen detajet e kontratës, ja sa do të marrë Dede pas firmës me Tiranën

Nevil Dede ka firmosur dje një kontratë dyvjeçare me ekipin e Tiranës. Marrëveshja do të jetë një vit dhe një vit i dytë shtesë. Mësohet se Dede dhe Tirana janë lidhur në marrëveshje, ndërsa rroga sipas burimeve jozyrtare do të jetë rreth 4 milionë lekë të vjetër në muaj.dede halili

Nga ana tjetër, kontrata veç rrogës ka edhe klauzola, si rezultatet që mund të jenë shkak për ndarje konsesuale apo shkarkim. Meqenëse ka pasur probleme në të kaluarën, mësohet se Halili ka vendosur si klauzolë largimin për mungesë rezultatesh, duke i paguar vetëm tre muaj rrogë.

Në fakt, edhe Egbo ka pasur një marrëveshje të tillë. Gjatë dy sezoneve të fundit, Tirana ka ndërruar katër trajnerë, duke filluar nga Mema, Ahmataj, Egbo dhe tani, Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"