EKSKLUZIVE/ Zbulohen arbitrat për ndeshjen Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 11:16

EKSKLUZIVE/ Zbulohen arbitrat për ndeshjen Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Laçi

Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Partizani-Vllaznia Elbasan Arena

Burime të “Panorama Sport” në FSHF konfirmojnë se sektori i gjykimit do të dërgojë në Shkodër vetëm dy anësorë dhe jo arbitra të linjës si në ndeshjen e Durrësit. Asistentët do të jenë gjithashtu nga Kolegjiumi i Elbasanit, pikërisht Emigres Gançi dhe Uran Korra.

TEUTA LACI

FSHF konsideron si kryendeshjen e javës së 26-të atë mes Teutës dhe Laçit, e cila do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Të paktën ky është vlerësimi që i ka bërë sektori i gjykimit, duke dërguar 6 arbitra në Durrës. Gjithashtu “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në FSHF se gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje delikate do të jetë Eldorian Hamiti, ndërsa anësorë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi, të cilët mbajnë të tre stemën e FIFA-s. Arbitra të linjës janë caktuar Kreshnik Cjapi dhe Olsid Ferataj të Kolegjiumit të Fierit dhe Patosit. Ndërsa si arbitër i katërt është vendosur Ilir Tartaraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"