EKSKLUZIVE/ Zbulohen 5 klubet e Superiores që nuk licencohen për Europën, “digjet” edhe Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 23:10

EKSKLUZIVE/ Zbulohen 5 klubet e Superiores që nuk licencohen për Europën, “digjet” edhe Bylisi

Pesë klube të elitës së futbollit shqiptar “mbesin në klasë” referuar licencimit në Kupat e Europës. Gazeta ka mësuar se një prej skuadrave e cila nuk është licencuar për të qenë pjesëmarrëse në Europë, është Bylisi, ekip që gjendet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kësisoj, një lajm i tillë cenon edhe këtë kompeticion.bylis skenderbeu

LICENCIMET

Fakti që ekipet shqiptare nuk licencohen në kompeticionet europiane është një rast i përsëritur. Sidomos në vitet e fundit, kur UEFA ka shtrënguar kriteret që duhen plotësuar nga skuadrat për të qenë pjesë e kualifikueseve të Europa Ligës dhe Ligës së Kampioneve. Gazeta mësohen se Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani e kanë marrë licencën për të qenë pjesë e kompeticioneve të UEFA-s. Luftëtari, Flamurtari, Vllaznia, Skënderbeu dhe Bylisi nuk janë të gatshme për të qenë pjesë e kompeticioneve europiane.

Pikërisht skuadra ballshiote është ekipi nga i cili mund të ndikohet gara në Kupën e Shqipërisë, por jo vetëm. Kjo, për faktin se duke qenë garuese në Kupë, si një nga katër ekipet që janë ende në garë, Bylisi mund të presupozohet edhe si fituese e këtij kompeticioni për meritat e saj. Mirëpo, moslicencimi në Europë bën pastaj që të ketë ndikim edhe gara në kampionat. Duke qenë se Bylisi, si fituese e Kupës, nuk e shfrytëzon dot kualifikimin në kompeticionet e UEFA-s, atëherë bileta e katërt shqiptare i shkon vendit të katërt në kampionat.VLLAZNIA BYLIS1

VLLAZNIA

Skuadra shkodrane, me anë të drejtuesve të saj i është drejtuar opinionit publik apo edhe tifozëve të vet, si një nga skuadrat që synon kompeticionet europiane. Mirëpo, si për irnoi të fatit, bëhet fjalë për një hipokrizi me vetë mbështetësit dhe tifozët kuqeblu. Kjo, për faktin se Vllaznia është skuadra e cila nuk i ka dorëzuar dokumentet për t’u “testuar” nga komisioni.

SKËNDERBEU

Skuadra korçare nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane, për shkak të dënimit që ka. Mirëpo, mësohet se korçarët kanë gjithashtu një pengim për licencimin për shkak të problemeve nga institucionet tatimore në vend. Tirana, si një nga ekipet e licencuara, mësohet që licencën e saj e ka kaluar edhe nga procesi i apelimit. Bardheblutë kanë bërë një marrëveshje me Tatimet dhe duhet që të dokumentojnë para nisjes së sezonit të ri që po vazhdojnë ta respektojnë këtë kontratë marrëveshje. Prej vitesh, bardheblutë kanë trashëguar problematikë të theksuar që po zgjidhet.

O.Tujani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"