EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat, ja pse u shkarkua Bledar Devolli. Ish-trajneri: Këtu ndodhin çudira… (E PLOTË)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 22:52

EKSKLUZIVE/ Zbardhen prapaskenat, ja pse u shkarkua Bledar Devolli. Ish-trajneri: Këtu ndodhin çudira… (E PLOTË)

Bledar Devolli nuk është trajneri më i mirë dhe më i suksesshëm në Shqipëri, por as më i keqi, më i paafti dhe më i ligu, për t’u trajtuar sipas stilit të Kamzës. Ose më saktë, sipas stilit të Naim Qarrit. Gjirokastriti u shkarkua dje pas humbjes 1-0 në Durrës nga Teuta. Skuadra e tij nuk shkëlqeu, por nuk ishte as inferiore ndaj “djemve të detit”. Ishte vetëm humbja e dytë në kampionat, ndërkohë që sapo u mbyll vetëm java e tretë dhe u shkarkua trajneri i parë i Superiores. Pa durim, pa mëshirë, pa respekt…

Devolli

Ky vendim mund të mirëkuptohej nëse Devolli do të ishte prej muajsh aty dhe pas humbjeve të vazhdueshme apo pas ndonjë sherri të brendshëm, atëherë ndoshta e meritonte. Por fundja, kjo është Shqipëria e futbollit, njësoj si Shqipëria tjetër e çudirave dhe bëmave sa qesharake aq edhe të dhimbshme…

PRAPASKENAT

Për çfarë mund të largohet një trajner që në javën e tretë, ndërkohë që në javën e parë ka mundur Tiranën në fush- ën e saj? Për mosbindje! Bledar Devolli më së shumti është shkarkuar se u bindej gjithnjë e më pak urdhrave të drejtuesve dhe të zyrtarëve që ushtronin presion thuajse në çdo ndeshje për të diktuar formacionin. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit bëjnë me dije se humbja me Teutën ishte thjesht një pretekst, sepse motivi real i shkarkimit dyshohet të jetë pikërisht fakti që mbi Devollin kishte gjithnjë e më shumë presion për të futur në formacion “iks” apo “ipsilon” lojtar në formacion. Përfundimi? Kamza shkarkon trajnerin pas vetëm tri javësh dhe pa dyshim nis të marrë çehren e një klubi qesharak, që nuk ka lidhje fare me atë të një viti më parë. Një arsye duhet të jetë që bashkia dhe Mziu duken gjithnjë e më rrallë në tribuna apo edhe në mbështetje të skuadrës së këtij sezoni. Ndoshta gjërat nuk janë si më parë dhe çuditë sapo kanë nisur…

FLET DEVOLLI

“Po, është e vërtetë që nuk jam më trajner i Kamzës. Presidenti na e komunikoi shkarkimin si staf. OK i thashë, ju e dini se çfarë vendimesh merrni. Më pas takova lojtarët dhe i falënderova për bashkëpunimin në këto tre muaj. Jam krenar që kam drejtuar këta djem, të cilët më kanë ndjekur në ato ide që kisha. Iki me kokën lart nga Kamza dhe, pse më shkarkuan, duhet të pyesni drejtuesit e klubit. Jetojmë në Shqipëri, nuk kam çfarë të them më tepër”, ka thënë Devolli për “Panorama Sport”





www.minuta90.com