EKSKLUZIVE/ Ylli Shameti: Meritoj rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 13:47

EKSKLUZIVE/ Ylli Shameti: Meritoj rinovimin

Kukësi arriti dje një sukses të jashtëzakonshëm për historinë e klubit, që vetëm gjashtë vite më parë u fut në elitën e futbollit shqiptar. Në ndeshjen ndaj Valetës, një prej më të mirëve në fushë ishte kapiteni Ylli Shameti, i cili luan sezonin e tij të pestë te Kukësi. Për liderin e mbrojtjes ky ishte një kualifikim shumë i vështirë, por i merituar.

Shameti

Në bisedën për “Panorama Sport”, gjirokastriti foli fillimisht për vështirësitë që Kukësi kishte në kalimin e turit. “Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por e rëndësishme ishte që nuk pësuam gol në shtëpi. Duke pasur meritë për atë që kërkuam, por edhe fatin me vete, mendoj se kjo ishte arsyeja që u kualifikuam. Është një arritje e madhe, por ne nuk ndalemi me kaq, kërkojmë të shkojmë shumë larg. Si kapiten është kënaqësi e dyfishtë, por e rëndësishme është që arritëm objektivin e vendosur nga klubi.

shameti hallaci

Me këmbë në tokë, duke rregulluar disa gjëra, shpresoj të arrijmë sa më lart”, deklaroi Shameti. I pyetur nëse pret apo jo ndonjë dhuratë nga klubi, mbrojtësi u tregua i sinqertë. “Nuk mund ta quaj dhuratë, por simbolike më shumë. Pres një kontratë të re nga klubi, që besoj e meritoj. Tani kjo është në dorë të drejtuesve, por dëshira ime është që të qëndroj te Kukësi”, përfundoi kapiteni i skuadrës verilindore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"