EKSKLUZIVE/ Xhani e krahasoi me arixhiun, reagon Bizhdili: Bertin e kam mik, por… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 23:12

EKSKLUZIVE/ Xhani e krahasoi me arixhiun, reagon Bizhdili: Bertin e kam mik, por… (E PLOTË)

Xhani mund të shk ruajë keq, por iron inë e ka të një niveli mbi mesatar. Por nëse lexon ditarin e tij, atëherë kushdo mund të nxehej me përshkrimin që i bën Nexhat Bizhdilit të Besës. “M’u shfaq para një njeri që m’u duk pak ezmer e më shumë arixhi. Shumë shumë i dobët, sikur nuk qe ushqyer kurrë. I veshur tepër sportiv, por me një gusto shumë të ngatërruar. Në njërën anë të dorës një byzylyk të shtrenjtë, në anën tjetër një orë kallapaçke! U ngrita, i zgjata dorën, i urova mirëseardhjen dhe e ftova të ulet në kolltuk”, shkruan Xhani në ditarin e tij. Mjafton kaq për të revoltuar shumicën e personave që do t’i përmendte në këto rreshta. Por, jo për Nexhat Bizhdilin. Presidenti i Besës së Kavajës e ka marrë me sportivitet këtë pjesë dhe nuk ka dashur të bëjë polemikë me të.

Bizhdili dhe Xhani

REAGIMI

Bizhdili nuk flet as shpejt dhe as “mbytur” në telefon, siç përshkruhet në ditarin e Xhanit. Ai është i sjellshëm, shumë i qartë në fjalët që thotë dhe pa dyshim dashamirës. “Nuk bëj replikë me Bertin… Bertin e kam mik. Kemi qenë miq atëherë, po kështu jemi edhe tani. Ai ndonjëherë lëshon kësi gjërash në media dhe në fakt as në të kaluarën nuk i kanë munguar ironitë, por unë e njoh atë. E njoh Bertin prej vitesh dhe është njeri i mirë. Nuk mërzitem me atë dhe as mos prisni që të replikoj”, thotë Bizhdili për “Panorama Sport”.

DASMA E DJALIT

Ka edhe një arsye të fortë se përse Bizhdili këtë javë nuk ka ndërmend t’i përgjigjet keq jo vetëm Bert Xhanit, të cilin thotë se e ka mik, por askujt tjetër. “Qafsh m’u, nuk kam dëshirë të bëj llafe në gazeta tani. Kam edhe dasmën e djalit. Nuk shkon kjo punë tani. Madje edhe vetë Berti (Xhani) më uroi pak më parë (dje paradite) për dasmën e çunit…”, të thotë presidenti i Besës me humor. Pas kësaj fjalie, është e kotë të këmbëngulësh dhe ta pyesësh nëse është e vërtetë që i ankohej Albert Xhanit dikur apo se çfarë marrëdhëniesh ka së fundmi me “Dukën V”…

JETMIR HALILAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"