EKSKLUZIVE/ Vllaznisë i kthehen tifozët me Skënderbeun, ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 22:27

EKSKLUZIVE/ Vllaznisë i kthehen tifozët me Skënderbeun, ja prapaskenat

Lajm fantastik për tifozët e Vllaznisë në prag të sfidës ndaj Skënderbeut. Sfida ndaj korçarëve do të luhet më tifozë në “Loro Boriçi”. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit kuqeblu kanë arritur marrëveshjen me FSHF-në për të shlyer me gjobë pjesën e mbetur të dënimit.

Vllaznia tifozet

Kujtojmë që Vllaznia u dënua në sfidën ndaj Tiranës, me 4 ndeshje pa spektatorë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, me kusht për pezullimin e gjysmës së dënimit për një periudhë 6 mujore. Shkodranë luajtë pa tifozë ndaj Luftëtarit dhe tani iu lind e drejta të rikthejnë tifozët në stadium me pagesën për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut.

VENDIMI I DISIPLINËS: 

1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"