EKSKLUZIVE/ “Vllazninë e shoh kampione, shumë shpejt do të jenë në krye”, legjenda Vioresin Sinani: E mundim Dinamon simpatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 20:47

EKSKLUZIVE/ “Vllazninë e shoh kampione, shumë shpejt do të jenë në krye”, legjenda Vioresin Sinani: E mundim Dinamon simpatike

Vioresin Sinani, sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Vllaznia, prej dy muajsh është bërë pjesë e klubit shkodran si trajner i ekipit U-19. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, në prag të ndeshjes që kuqeblutë kanë ndaj Dinamos të hënën në orën 19:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, Sinani komentoi startin e kampionatit, pritshmëritë që ka për Vllazninë e këtij sezoni, por jo vetëm.

vioresin sinani

Viori, si e vlerësoni fillimin e këtij sezoni nga Vllaznia. Keni pritur më tepër apo skuadra është brenda pritshmërive?

Mendoj se është një fillim i mirë për Vllazninë. Megjithatë, ekipi javë pas jave do të kolaudohet dhe do të shfaqë vlerat e vërteta. Unë jam i bindur se do të shkojë në majat e renditjes shumë shpejt. Vllazninë e shoh padyshim këtë sezon si pretendente për kampione.

Ka diçka që mendoni se nuk ka shkuar mirë në këto katër javë dhe kjo mund të korrigjohet në ndeshjen e radhës?

Të jem i sinqertë, nuk shoh ndonjë problem madhor te Vllaznia. Duhet të kuptojmë se ekipet pas 7-8 javësh kampionat marrin fizionominë e tyre.

Pas një dekade mungesë, do të kemi sërish përballjen Vllaznia-Dinamo, një duel që ju ka sjellë emocione kur keni qenë lojtar apo jo?

Normalisht që po. Dinamo është emër i madh dhe kjo përballje ka dhuruar gjithmonë emocione, qoftë në ndeshjet e luajtura në Shkodër, ashtu edhe në Tiranë. Edhe unë kam përjetuar shumë emocione të bukura në ndeshjet kundër Dinamos. Ruaj kujtime të mira nga ato përballje.

Të dyja ekipet vijnë me pikë të barabarta në këtë sfidë, shikoni ndonjë favor për të fituar të hënën?

Vllazninë e shikoj favorite, sepse normalisht që në Shkodër kundër çdo ekipi luan për tri pikë. Por, nga ana tjetër, unë nuk mund të mohoj vlerat e Dinamos. Këtë skuadër e shikoj mjaft simpatike, por nga ana tjetër, e përsëris që Vllaznia do të jetë këtë sezon një ndër ekipet më të forta të kampionatit.

A mund të bëni një krahasim mes ekipit që kishte Vllaznia në sezonin e kaluar dhe këtij aktual?

Të dyja janë Vllazni të bukura. E them këtë, sepse janë Vllazni sulmuese, por ndryshimi që shikoj unë është se kjo e këtij sezoni do të gjejë skuadra shumë të karikuara kundër saj. Vllaznia e sezonit të kaluar i ka trembur të gjithë dhe tani çdo ekip luan fort kundër saj. Në kohën tuaj stadiumet kanë qenë të mbushura.

Tashmë që rikthehet një duel tradicional i kampionatit shqiptar si Vllaznia-Dinamo, keni një apel për tifozërinë shkodrane?

Duhet të jemi të gjithë në stadium në përkrahje të ekipit tonë të zemrës si gjithmonë, pasi mendoj që Vllaznia e futbollit të bukur ka ardhur

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"