EKSKLUZIVE/ Vllaznia rinovon me një titullar, zbulohet kontrata e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 13:26

EKSKLUZIVE/ Vllaznia rinovon me një titullar, zbulohet kontrata e lojtarit

Ardit Krymi rinovon kontratën me Vllazninë. Mesfushori titullar ka rinovuar me Vllazninë edhe për dy sezone.

Ardit-Krymi-Vllaznia-firmosja

Krymi ka qenë një nga titullarët e Vllaznisë në sezonin e fundit, ku në shumë ndeshje tregoi paraqitje shumë të mira. Pas diskutimeve me drejtuesit është arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari për “Panorama Sport”, duke thënë se ka rinovuar me klubin shkodran një kontratë 2-vjeçare, që këtë sezon pritet të jetë konkurrues, duke parë edhe ndryshimet në skuadër, duke filluar nga trajneri dhe deri te drejtori sportiv.

Gjithashtu te Vllaznia priten edhe prurje të reja, pasi deri tani nuk është bërë asnjë afrim zyrtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"