EKSKLUZIVE/ Vllaznia pranë goditjes së madhe, Egnatia firmos me mesfushorin beratas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 22:42

EKSKLUZIVE/ Vllaznia pranë goditjes së madhe, Egnatia firmos me mesfushorin beratas

Vllaznia është pranë goditjes së madhe në merkaton e verës. Bëhet fjalë për sulmuesin më të mirë të kampionatit malazez, shqiptarin nga Tuzi, Kristjan Vulaj.

KRISTJAN VULAJ

“Panorama Sport” zbulon se në orët e fundit drejtuesit shkodranë i kanë bërë një ofertë joshëse 24-vjeçarit që u largua nga Deçiç i Tuzit pas tri sezoneve fantastike.

Për Vulajn, i cili është pjesë edhe e Kombëtares së Malit të Zi, është interesuar së fundmi Egnatia, duke i bërë madje edhe ofertë konkrete.

VULAJ

Rrogozhinasit kanë tentuar të bindin sulmuesin duke futur si shkes afrimin e parë të tyre, Ilir Camaj, i cili ka qenë “partner” i Vulajt në repartin ofensit të skuadrës nga Tuzi.

Megjithatë, mësohet se tani më afër sulmuesit janë shkodranët.

hyseni

Nga ana tjetër, Egnatia ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin me tipare sulmuese nga Berati, Erald Hyseni.

Ky i fundit mbylli sezonin te Besa në Kategorinë e Parë, ndërsa në Superiore ka luajtur për dy sezone me Luftëtarin. Beratasi pritet të prezantohet nga Egnatia në orët në vijim.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"