EKSKLUZIVE/ Vllaznia në shitje, ish-presidenti Fushaj: Klubi nuk blihet me 1 miliard e gjysmë borxhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:48

EKSKLUZIVE/ Vllaznia në shitje, ish-presidenti Fushaj: Klubi nuk blihet me 1 miliard e gjysmë borxhe

Valter Fushaj është një prej ish-presi dentëve të suksesshëm të Vllaznisë. Ai e ka drejtuar klubin më të vjetër në Shqipëri në mënyrën më të mirë duke e lënë me pjesëmarrje në Europë. Gjatë kësaj periudhe, ai është shprehur gjithmonë i gatshëm për blerjen e klubit shkodran. Por, duket se borxhi 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetra që ka Vllaznia, e bëjnë disi dyshues Fushajn.

fushaj vajushi

Pas publikimit të raportit të djeshëm auditues dhe çmimit të vendosur për shitjen e aksioneve të klubit, gazeta kontaktoi me Fushajn. Në intervistën e tij për gazetën “Panorama Sport”, ish-presidenti i skuadrës flet në lidhje me borxhin dhe thotë se do të qëndrojë në pritje të hapave të bashkisë për të vendosur nëse do të hyjë në ankand ose jo. Gjithashtu, ai deklaron se është punuar shumë keq në klub, ndërsa është skeptik për çmimin. Sipas tij, përveç borxheve, duhen shpenzuar 900 milionë lekë për të blerë aksionet dhe për ta rikthyer ekipin në elitë.

Bashkia e Shkodrës ka publikuar raportin vlerësues të kompanisë audituese, ku thuhet që aksionet e klubit të dalin në shitje në ankand jo më pak se 507 milionë lekë të vjetër. Duke parë këtë shumë, jeni i gatshëm të hyni në ankand për të blerë Vllazninë?

Nuk mund të jap një përgjigje kaq të shpejtë, jam disi i papërgatitur. Megjithatë, në raport thuhet se klubi ka edhe 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetër borxhe. Më duket një shifër disi e çuditshme 507 milionë. Po borxhet ku shkojnë, kush i paguan?! Përpara 6 vitesh, kur është bërë vlerësimi, shuBESAR BOZGO ma ka qenë 540 mijë euro, kur e kam dorëzuar unë klubin pas pjesëmarrjes në Kupat e Europës me ekip të ndërtuar, me lojtarë cilësorë, akademi dhe gjithçka tjetër. Në atë kohë kur klubi u bë SHA, e vlerësuan 540 mijë euro, ndërsa tani e bënë lekë, për më tepër që skuadra është në Kategorinë e Parë. Plus që klubi ka edhe 1 miliard e gjysmë lekë të vjetër borxhe.

Nuk jeni gati të hyni në ankand me kaq shumë borxhe që ka klubi?

Nuk e di se çfarë rruge do të ndjekë Këshilli Bashkiak. Për mua, Vllaznia ka borxhe të mëdha, si do shlyhen?! Nuk është çështja se sa kushton Vllaznia. E rëndësishme është të shihet se çfarë rruge do të ndjekin.

Nëse gjendet një mundësi që ju të mos keni barrë asnjë borxh, jeni i gatshëm të hyni në ankand?

Për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë, pasi nuk kam ndarë asgjë. Do pres dhe të shoh se si e mendon Vllaznia nxjerrjen në ankand. Ka dy forma të shitjes në ankand, nëse bashkia vendos që të nxjerrë në shitje 100% të aksioneve, atëherë bashkia i merr vetë të gjitha borxhet. Nëse do të nxirren në shitje 60% dhe bashkia i mban për vete 40%, atëherë ai që e blen klubin, duhet të marrë përsipër edhe rreth 800 milionë lekë borxhe dhe rreth 300 milionë për ta blerë, i shkon në total rreth 1 miliard lekë për Vllazninë. Nuk është e qartë se si do ta shesin dhe kush i merr përsipër borxhet. Nuk është një klub i pastër që i ka dalë vlera e shitjes dhe nis ankandi. Nëse do të ishte një klub i pastër, iu them se do të merrja pjesë në ankand.

Dy ditë më parë, kryebashkiakja Ademi deklaroi që Vllaznia është klub i pastër…

Jo, klubi ka 1 miliard e 500 milionë lekë borxhe. Janë nga tatimet, kontratat ndaj palëve të treta, borxhe të vjetra ndaj lojtarëve apo kompanive. Mos harroni se “Gea Sport” e ka fituar një gjyq ndaj klubit shkodran. Në raport është gjithçka e sqaruar. Për momentin, unë po ndjek hapat e Bashkisë së Shkodrës dhe më pas do të dal me një vendim përfundimtar nëse do të marr ose jo pjesë në ankand. Çështja nuk është aq e thjeshtë sa thuhet, sikur shitet 507 milionë lekë të vjetër dhe mbaron puna. Dardha e ka bishtin mbrapa në këtë rast. Mënyra sesi do të shitet një klub me 1 miliard e 500 milionë lekë borxhe mbetet për t’u parë.

Përveç borxhit, ka ndonjë gjë tjetër që nuk shkon me këtë klub?

Unë e njoh shumë mirë Vllazninë dhe e di mirë se çfarë problemesh ka ky klub. Vërtet ka breza të talentuar futbollistësh dhe prodhon thuajse çdo vit, por ata lojtarë kanë kontrata afatshkurtra. Çdokush mund të vijë te Vllaznia dhe të marrë një lojtar. Edhe në momentin që duan ta shesin tani klubin për 507 milionë lekë të vjetër, duhet thënë se kartonët e lojtarëve nuk kanë asnjë vlerë, pasi ekipi është në Kategorinë e Parë. Shumicës së futbollistëve, brenda 1 viti u mbaron kontrata ose ka nga ata që u ka përfunduar. Është punuar në mënyrën më skandaloze të mundshme. Kushdo që dëshiron të marrë një lojtar te Vllaznia, paguan 9 mijë euro formimin dhe e merr lehtësisht.

Skuadra do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, çfarë prisni?

Edhe ky fakt ndikon shumë për sa i përket shitjes së klubit. Nuk duhet të harrojmë faktin se për mendimin tim duhen 300 mijë euro për të ndërtuar një ekip cilësor që të sigurojë rikthimin në Superiore. Shtoju këtyre edhe 507 milionë lekë të vjetër që vlerësohen aksionet, shuma shkon në 900 milionë lekë. Mos harroni faktin që është një kosto edhe kjo pjesë, pasi ai që blen Vllazninë ka si synim primar rikthimin në Superiore. Madje, nuk e di se çfarë po shitet tek ajo skuadër. Edhe 2-3 lojtarëve cilësorë që kanë rënë në sy gjatë sezonit të fundit, dikujt i mbaron kontrata në dhjetor apo maksimumi edhe 1 vit. Të gjithë lojtarët janë me kontrata afatshkurtra. Jo se kam frikë se skuadra është në Kategorinë e Parë dhe tërhiqem, por ajo që duhet specifikuar, është rruga se si të shkohet deri te shitja. Duhet të sqarohet çështja e borxheve, pasi është shumë e rëndësishme.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"