Vllaznia me objektiva të qarta, shkodranët “shënjestrojnë” ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:31

Vllaznia me objektiva të qarta, shkodranët “shënjestrojnë” ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa

Drejtuesit e Vllaznisë po punojnë në të gjitha drejtimet për të afruar lojtarë cilësorë për sezonin e ri. Sulmi është vetëm një nga repartet ku ka nevojë për ndërhyrje.

Shefiti Shkendija

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se Shefit Shefiti është shënjestra e radhës në merkaton e kuqebluve.

Sulmuesi i dalë nga akademia e Shkëndijës së Tetovës në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Rabotnickit po në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Shefiti shënoi 6 gola dhe dhuroi po aq asiste në sezonin e fundit me Rabotnickin në kampionat, ku zhvilloi 28 ndeshje, 19 si titullar.

Vllaznia i ka bërë një ofertë konkrete 24-vjeçarit, ish-lojtarit të Kombëtares sonë Shpresa dhe në rast se gjithçka shkon në rrugën e duhur, Shefiti do të vihet nën urdhrat e trajnerit Josa në fazën përgatitore.

Siç mësohet nga gazeta, në tavolinën e Shefitit është edhe një opsion tjetër transferimi, me drejtuesit shkodranë, që i kanë vënë ditën e sotme si afatin e fundit.

Tetovari mund të luajë në të tria pozicionet e sulmit, me anën e majtë më të preferuarën. Afrimi i tij vë jo pak në dyshim qëndrimin e Latifit në Shkodër.

SHEFITI

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"