EKSKLUZIVE/ Vllaznia i ofron 5 vite kontratë trajnerit Jonuz, zbardhet takimi me kryebashkiaken Ademi. Gati projekti rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 10:47

EKSKLUZIVE/ Vllaznia i ofron 5 vite kontratë trajnerit Jonuz, zbardhet takimi me kryebashkiaken Ademi. Gati projekti rekord

Vllaznia dhe drej tuesit e saj duket se janë “dashuruar” pas teknikut maqedonas Mirsad Jonuz. Puna e tij e gjithanshme dhe korrektësia e treguar kanë bërë që drejtuesit aktualë të klubit të shikojnë për projekte afatgjata me teknikun.

Mirsad-Jonuz-696x391

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se vetëm dy ditë më parë, pikërisht një ditë para sfidës me Laçin, ka pasur një takim informal mes kryebashkiakes Voltana Ademi dhe numrit një të pankinës, që ka zgjatur për më shumë se dy orë ku është folur edhe për një strategji afatgjatë të klubit.

Nisur nga kjo, kryebashkiakja Ademi, njëherësh edhe presidente e klubit të futbollit Vllaznia sh.a, mësohet t’i ketë afruar teknikut një kontratë 5-vjeçare, për të drejtuar ekipin kuqeblu. Një ofertë që mësohet se është mirëpritur prej teknikut Jonuz, i cili ndër të vetmet kërkesa që mësohet se ka pasur kanë qenë në lidhje me fushat stërvitore. Ai ka kërkuar që bashkia të vërë dorë në fushën sportive “Reshit Rusi”.

jonuz arbitri ziri

Po ashtu mundësitë e krijimit të një fushe tjetër stërvitore për t’i shërbyer ekipit të parë dhe atij të akademisë. Po ashtu edhe fokusimin tek elementi i ri, prodhime të akademisë Vllaznia e asaj shkodrane. Me sa duket, tani Vllaznia mund të ketë një trajner që do të bëjë strategjinë afatgjatë të klubit. Nëse një gjë e tillë merr zyrtarizimin, atëherë Mirsad Jonuz mund të jetë një rast i rrallë i trajningut te Vllaznia në periudhën pas lëvizjeve demokratike.

REFUZOI OFERTËN MILIONERE NGA IRANI 

Disa ditë më parë, vetë tekniku Mirsad Jonuz bëri të ditur se kishte refuzuar një ofertë të majme nga Irani, duke lënë kështu hapur mundësinë e rinovimit me Vllazninë. Ja si u shpreh ai, rreth ofertës së marrë: “Po zbuloj këtu një fakt. Vetëm tri ditë më parë kam marrë një ofertë nga ekipi Zob Ahan në Iran, i cili më ofronte 300 mijë euro në vit.

Jonuz Vllaznia

Megjithatë, e refuzova sepse dua të vazhdoj punën te Vllaznia. Me këtë desha të them se Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë skuadër tjetër në Shqipëri dhe madje edhe për të tilla oferta si kjo që ka ardhur nga Irani”, kishte deklaruar tekniku. Kjo deklaratë e Jonuz tregon qartë që maqedonasi ka besim të plotë te skuadra e Vllaznisë, ku shpreson të arrijë rezultate të rëndësishme, aq sa i ka dhënë një përgjigje negative një oferte mjaft të mirë.

Në javën e 20-të të Superiores, Vllaznia do të udhëtojë drejt Ballshit, ku do të ndeshet me Bylisin vendës. Në dy takimet e para ndaj ballshiotëve, kuqeblutë regjistrojnë një barazim 0-0 në transfertë dhe një humbje 0-1 në Shkodër.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"