EKSKLUZIVE/ Vllaznia hap “thesin”, mësohet shuma e majme në rast kalimi në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 14:27

EKSKLUZIVE/ Vllaznia hap “thesin”, mësohet shuma e majme në rast kalimi në finalen e Kupës

Vllaznia luan një ndeshje kyçe me Partizanin sot në orën 17:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, nga ku do të përcaktohet skuadra e cila shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë.

VLLAZNIA

Kuqeblutë janë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni dhe kërkojnë me çdo kusht të marrin sërish trofeun, pasi kapja e Europës përmes kampionatit është bërë edhe më e vështirë.

“Panorama Sport” mëson se ekipit i është premtuar një shpërblim prej 10 mijë eurosh nëse arrin të eliminojë Partizanin e të sigurojë një biletë për finalen e 31 majit.

Sigurisht ky është një motiv ekstra për lojtarët në këtë moment të vështirë që po kalojnë, duke pasur një ecuri negative në kampionat, me 6 ndeshje radhazi që nuk fitojnë dot.

Premioja i është komunikuar ekipit nga drejtuesit që në ndeshjen e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"