EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë supersfidën Kukësi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 12:34

EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë supersfidën Kukësi-Partizani

Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 5-të me një supersfidë ditën e sotme.

KUKESI PARTIZANI

Në orën 15:00, në stadiumin “Kukës Arena”, do të zhvillohet ndeshja Kukësi-Partizani.

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të drejtojnë këtë supersfidë në Kukës.

Kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Denis Agaraj.

Arbitër i katër pritet të jetë Erjon Bastari.

Në VAR do të jetë Florjan Lata, ndërsa në AVAR, Rejdi Zajimi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Denis Agaraj (Tiranë)

Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)

VAR – Florjan Lata (Durrës)

AVAR – Rejdi Zajimi (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"