EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për supersfidën e Kupës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Vllaznia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 14:32

EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për supersfidën e Kupës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Vllaznia-Partizani

FSHF ka qenë në siklet të madh për të caktuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes që do të zhvillohet sot mes Vllaznisë dhe Partizanit në orën 17:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

partizani vllaznia 2

Precedenti i takimit të parë në Elbasan me golin e anuluar në fundin e lojës ka bërë që shkodranët të kontestojnë fuqishëm arbitrin, në një kohë që kanë kërkuar për ndeshjen e kthimit gjyqtarë me stemën e FIFA-s dhe mundësisht jo nga Tirana.

Mirëpo, “Panorama Sport” mëson se duke parë të gjitha alternativat dhe kontestimet që kanë shfaqur Vllaznia dhe Partizani për gjyqtarë të veçantë, është gjetur një konsensus që arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje të jetë Juxhin Xhaja, i cili mban stemën e FIFA-s.

Ndërkohë, në VAR mësohet se do të jetë një tjetër gjyqtar ndërkombëtar, Enea Jorgji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"