EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për finalen e Kupës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Vllaznia-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 14:44

EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për finalen e Kupës, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Vllaznia-Laçi

FSHF i ka besuar arbitrit me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, finalen e sotme të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

juxhin xhaja

“Panorama Sport” mëson se edhe anësorët do të jenë ndërkombëtarë, pikërisht Ilir Tartari dhe Dojando Myftari.

Ndërsa në sistemin VAR janë caktuar Florian Lata dhe Nertil Bregasi.

Fituesi i finales merr si shpërblim nga FSHF 50 milionë lekë të vjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"