EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për derbin e kryeqytetit, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në Dinamo-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 14:50

EKSKLUZIVE/ Vlerësim maksimal për derbin e kryeqytetit, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në Dinamo-Tirana

Kategoria Superiore ul siparin e javës së 17-të me derbin e kryeqytetit, Dinamo-Tirana, e cila do të zhvillohet sonte në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.

SEFERI SILJANOVSKI DINAMO TIRANA

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në supersfidën e sotme.

Kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët Ilir Tartaraj dhe Emigers Ganxhi.

Arbitër i katërt pritet të jetë Adrian Beqiraj.

Në VAR do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, ndërsa në AVAR pritet të jetë Ridiger Çokaj.

ARBITRAT E SFIDËS SË SOTME –

DINAMO – TIRANA

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë – Emigers Ganxhi (Elbasan)

Arbitër i katërt – Adrian Beqiraj (Tiranë)

VAR – Enea Jorgji (Elbasan)

AVAR – Ridiger Çokaj (Lezhë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"