Ekskluzive / Vjen firma, Teuta merr nga Skënderbeu “sulmuesin e të ardhmes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 15:49

Ekskluzive / Vjen firma, Teuta merr nga Skënderbeu “sulmuesin e të ardhmes”

Skuadra e Teutës është përforcuar me një tjetër element cilësor gjatë ditës së sotme, duke finalizuar një transferim interesant nga skuadra e Skënderbeut. “Djemve të detit” do t’u bashkohet në stërvitje iraniani 19-vjeçar Reza Karimi, i cili është dhënë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Reza Karimi

“Panorama Sport” ka mësuar se emri i lojtarit ishte në listën e futbollistëve të regjistruar për këtë sezon nga durrsakët, por ishte në pritje të formalizimit të procedurave sa i përket dokumentacionit të futbollistit. Karimi ka pasur disa herë probleme në të kaluarën dhe është dashur të kthehet në vendlindje për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndaj në klubin durrsak kanë pritur derisa ai të mbyllte çështje të ngjashme para se të regjistronin përfundimisht lojtarin.

Reza Karimi

Lojtari 19-vjeçar cilësohej në klubin korçar si “sulmuesi i të ardhmes” dhe kishte shumë besim në aftësitë e tij, duke i dhënë herë pas herë hapësira në ekip. Por me afrimin e Soue dhe Nespor ishte e qartë se për të nuk do të kishte mundësi aktivizi të rregullt, ndaj është preferuar kalimi i tij te Teuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"