EKSKLUZIVE/ “Vështirësi për menaxhimin e Keidit, shqiptarët i lidh me La Ligën”, menaxheri i Bares dhe Moratës do të jetë në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 20:27

EKSKLUZIVE/ “Vështirësi për menaxhimin e Keidit, shqiptarët i lidh me La Ligën”, menaxheri i Bares dhe Moratës do të jetë në Tiranë

Alvaro Morata dhe Keidi Bare kanë një pikë të përbashkët mes tyre: menaxherin. Huan Manuel Lopez është personi që ka në menaxhim sulmuesin e famshëm dhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Lopez do të jetë në Tiranë për një vizitë më 24 shkurt dhe “Panorama Sport”, me anë të postës elektronike ka marrë disa përgjigje, prej të cilave mësohet axhenda e tij në vendin tonë, arsyeja e vizitës, bisedimet e merkatos për mesfushorin kuqezi të Malagës si dhe sa peshë ka ai vetë në suksesin e një futbollisti që mban në menaxhim. 

unnamed

Kemi mësuar se do të bëni një vizitë në Shqipëri. Cila është arsyeja e saj?

Të njoh më nga afër futbollin shqiptar, me dëshirën për të shtyrë dhe për të marrë pjesë në rritjen e futbollit bazë, si dhe për krijimin e një akademie si filial i një ekipi të La Ligës spanjolle. Gjithashtu, me dëshirën që të njihet më tej futbolli shqiptar edhe duke e bërë më të thjeshtë menaxhimin e këtyre futbollistëve.

Lidhja juaj me Shqipërinë është edhe prej Keidi Bares. Si është të menaxhosh një futbollist shqiptar? 

Vështirësia më e madhe që kam hasur në përfaqësimin e Keidi Bares ka qenë mosnjohja e futbollit shqiptar.

Mediat në Spanjë e kanë konsideruar si lojtarin më të vlefshëm të Malagës dhe kanë raportuar edhe interesim zyrtar nga Getafe në la Liga. Çfarë ndodhi dhe pse nuk u konkretizua?

Është shumë e vërtetë që Keidi ka qenë lojtari më i mirë me Malagën në muajt e parë në Spanjë. Gjithashtu, është e vërtetë që kemi pasur interes nga disa ekipe spanjolle, në veçanti nga Getafe. Por, ju them se nuk u bë e mundur në merkaton e dimrit për shkak të situatës ekonomike delikate që në këto momente po kalon vetë Malaga.

A mund të na zbuloni se cila mund të jetë e ardhmja e lojtarit? 

Interesi dhe puna jonë është që të arrijmë daljen e futbollistit nga Malaga sa më parë në merkaton e verës, në mbyllje të këtij sezoni.

Si e kujtoni periudhën kur Bare u dënua tek Atletiko e Madridit për sjelljen ndaj gjyqtarit? A ndikoi ai veprim për vendimin e Atletikos dhe largimin nga aty?

Nuk mund të analizoj as të jap opinion personal mbi gjërat teknike dhe të brendshme të një klubi.

1467973853_293531_1467976125_noticia_normal_recorte1

Ndër shumë emra, ju jeni menaxheri i Alvaro Moratës. Si është të kesh nën menaxhim një sulmues të shumëpërfolur dhe të shumëkërkuar? 

Kënaqësi, shumë punë, si dhe shumë përgjegjësi. Është një eksperiencë apasionuese, por në të njëjtën kohë e komplikuar dhe me shumë përgjegjësi. Sa më shumë nivel të ketë lojtari, aq më i vështirë është menaxhimi i tij.

 Sa % të suksesit e ka lojtari dhe sa % zë puna e menaxherit? 

Pa dyshim që një lojtar i mirë ndihmon shumë në punën e një menaxheri. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme puna e një menaxheri në kujdesin e interesave të lojtarit në një treg çdo ditë e më të komplikuar dhe më agresiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"