EKSKLUZIVE/ Vendimi për Skënderbeun, reagon presidenti Takaj: Tifozëve korçarë ju them që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 0:11

EKSKLUZIVE/ Vendimi për Skënderbeun, reagon presidenti Takaj: Tifozëve korçarë ju them që…

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka komentuar ekskluzivisht për “Panoramasport.al” vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës. Ai u premton tifozëve se do të vazhdojë të investojë në klubin korçar edhe pas këtij vendimi të rëndë.

takaj

“Nuk më surprizon ky vendim, mesa duket është e njëjta dorë që na ndëshkoi edhe në shkallët e tjera. Do të vazhdojmë të luajmë për qytetin dhe tifozët e mrekullueshëm të Skënderbeut. Ata që na kanë dashur gjithnjë dhe kanë sakrifikuar për këtë klub janë motivi jonë.

ardjan takaj

E ardhmja? Nuk i japim llogari askujt se për çfarë do luajmë…!? Pse të tjerët kanë lindur duke shkuar në Europë…?! Skënderbeu është i Korçës. Nëse unë do të kisha në plan të shkrija klubin dhe të vendosim një emër tjetër për ta nisur nga e para, atëherë do ta kisha bërë me kohë. Unë nuk jam nga ata që dorëzohem. Ashtu siç kam premtuar, do të vazhdoj sërish të jem në krye të klubit. Nuk e braktis Skënderbeun”, është shprehur ndër të tjera Takaj.

* Intervistën e plotë të presidentit të Skënderbeut do ta lexoni nesër (e enjte, 13 gusht) në gazetën “Panorama Sport”

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL  

 

LEXO EDHE: 

Zbardhet vendimi i Gjykatës Federale, ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"