EKSKLUZIVE/ Vazhdojnë ndryshimet te Laçi, largohet drejtori Halili: Kam dhënë dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 9:29

EKSKLUZIVE/ Vazhdojnë ndryshimet te Laçi, largohet drejtori Halili: Kam dhënë dorëheqjen

Naim Halili nuk do të jetë më drejtor teknik i klubit të Laçit. Dje ai konfirmoi për “Panorama Sport” edhe dorëheqjen nga ky post, duke dhënë një mesazh mirënjohjeje për këto tri vite që ka kontribuar në klubin kurbinas.

osmani halili marini

“Dua të njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçit, duke dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të klubit. Dua të largohem duke falënderuar presidentin Pashk Laska, kryetaren e bashkisë Majlinda Cara, administratorin Kleo Laska, drejtorin universal Dario Pali, si dhe këshilltarin e presidentit, Edmond Haxhia. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto vite te Laçi.

Sigurisht që një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipit dhe pa dyshim tifozerinë laçiane, e cila ka qenë e mrekullueshme. Vlerësoj gjithçka që kam mësuar në strehën e klubit kurbinas dhe njohuritë e marra gjatë kësaj periudhe që kam punuar në rolin e drejtorit teknik, ku kam mundur të kryej punën me kënaqësi të plotë në këtë pozicion. Pa dyshim vlerësoj kapitalin njerëzor që ka sot KF Laçi, të cilin e çmoj shumë si pjesë e këtij ekipi të shkëlqyer pune, përveç njohurive të fituara nga kjo përvojë.

NAIM HALILI PASHK LASKA

Planet dhe projektet të cilat unë isha në gjendje të zhvilloja, kanë qenë vërtet të rëndësishme për mua dhe janë bërë një nga përfitimet e mia në këtë kompani të madhe, aty ku për 3 sezone radhazi, ishim pranë fitimit të titullit kampion. Uroj që këtë vit Laçi të jetë fitues dhe me këtë rast vlerësoj edhe një herë besimin që më kanë dhënë në gjithë këtë periudhë që kampunuar për klubin kurbinas”, ka thënë dje Halili.

Kujtojmë që përpara se të vinte si drejtues te Laçi, ai ka kontribuar te klubi i vendlindjes së tij Kukësi në rolin e drejtorit, duke menaxhuar merkaton e verilindorëve. Si pjesë e Kukësit është shpallur edhe kampion i Shqipërisë. Halili njihet për nuhatjen që ka në tregun e futbollistëve, duke afruar shumë të huaj që kanë lënë gjurmë në dekadën e fundit në Superiore. Shpesh ishdrejtori i Laçit dhe Kukësi bën edhe rolin e skautit, duke udhëtuar në vendet afrikane për të pikasur talente në disa shtete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"