EKSKLUZIVE/ Uzuni “gol” kundër virusit: Vazhdoj të stërvitem, fushën e kam ngjitur me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 11:41

EKSKLUZIVE/ Uzuni “gol” kundër virusit: Vazhdoj të stërvitem, fushën e kam ngjitur me…

Për shumë kënd, frika e Koronavirusit ka mjaftuar për t’u izoluar. Për të tjerë, pasioni për futbollin, nuk ndalohet edhe në të tilla situata. Sidomos kur fusha stërvitore është fare pranë shtëpisë ku banon. Me shumë kujdes, i veçuar dhe pa kontakt me të tjerë lojtarë, Myrto Uzuni tregon për “Panorama Sport” se vijon që të dalë në stërvitje në Kroaci.uzuni

Uzuni, si jeni?

Jam mirë. Situata është si të them normale këtu në Zagreb.

Vijon jetesa normalisht?

Them që është normale. Shoh shumë njerëz jashtë. Së fundmi shteti kroat është duke ndërmarrë masa për kufizime të caktuara. Janë mbyllur lokalet dhe restorantet, ndërsa supermarketetet me orare të reduktuara.

Ju personalisht si po e kaloni këtë situate, i keni kufizuar lëvizjet?

Në fakt, edhe në përditshmëri si të thuash ne këtë jetë bëjmë. Pra, nga shtëpia në stërvitje. Unë realisht e kam fushën stërvitore shumë afër. Kam marrë bazë materiale në klub dhe shkoj te fusha. Shkoj në momente kur nuk ka njerëz të tjerë, vetëm që të stërvitem në bar. Bëj stërvitjen dhe direkt në shtëpi. Pa lëvizje të tjera.

kastrati uzuni

Si është për një futbollist të jetojë pa stërvitje?

Unë e kam marrë bazën materiale që më nevojitet për stërvitje. Personalisht, në fushë po punoj për të përmirësuar goditjet standarde. Gjithashtu edhe për finalizimin e aksioneve.

Po me djemtë e tjerë shqiptarë të ekipit, stërviteni bashkë?

Po, ne dalim bashkë në stërvitje, por siç e thashë pa të tjerë. Jemi vetëm ne që stërvitemi, duke treguar kujdes të shtuar në këtë periudhë.

Keni shënuar rregullisht këtë sezon, ju vjen keq që u ndërpre në momentin tuaj më të mirë?

Isha në momentin tim më të mirë. Por golat do t’i shënoj sërish, sa të rikthehet kampionati. Tani rëndësi ka shëndeti dhe kujdesi për gjithkënd, sidomos mosha e tretë.Kastrati-dhe-Uzuni

A mendoni se kjo ndalesë e futbollit do të ndikojë te forma e lojtarëve dhe ekipeve?

Realisht mendoj se po, do të ndikojë. Mirëpo, siç e thashë edhe më lart, unë mendoj se për momentin gjëja më e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i njerëzve.

A keni biseduar me familjen, çfarë keni diskutuar për emergjencën në Shqipëri?

Po, ata janë të izoluar në shtëpi. Edhe masat më kanë thënë që në Shqipëri janë të tilla. Unë kam një biznes privat në Berat, një lokal dhe iu kam thënë që ta mbyllin atë që pa u dhënë urdhri nga shteti. Që në momentin që u shfaq rreziku i virusit në Shqipëri.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"