EKSKLUZIVE/ Ultimatum si nëpër filma te Kamza, Qarri: Nëse Duro nuk mund Partizanin le të ikë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 10:03

EKSKLUZIVE/ Ultimatum si nëpër filma te Kamza, Qarri: Nëse Duro nuk mund Partizanin le të ikë në shtëpi

Naim Qarri nuk duron më. Presidenti i Kamzës është treguar i prerë ndaj të gjithëve në seancën e djeshme, duke u dhënë ultimatumin e fundit. Gjatë një analize të shkurtër të zhvilluar, kreu i klubit ka kërkuar me patjetër fitore ndaj Partizanit. Dhe e ka thënë troç, që kjo do të jetë prova e fundit për ekipin dhe trajnerin. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe për “Panorama Sport”, ku në një deklaratë paralajmëroi Klodian Duron me largim.

qarri-naim-1

“Pritshmëritë kanë kufij dhe kufiri tashmë është tejkaluar. Dua patjetër fitoren kundër Partizanit, ndryshe do të ketë ndëshkime duke nisur që nga trajneri. Jemi në rrezik. Skuadra është drejt dështimit të plotë, e për këtë nuk mund të sakrifikoj të gjithë lojtarët. Kemi thënë që secili do të ketë përgjegjësitë e veta, por nuk mund të dënojmë gjithë ekipin për një njeri. Prandaj është ultimatum: nëse nuk fitohet me Partizanin, trajneri le të shkojë në shtëpi. I kam dalë borxhit. Më kërkoi të thyeja vendimin e të pezulluarve, ia plotësova dëshirën.

Tashmë i kam lënë në dispozicion të gjithë lojtarët, shyqyr zotit nuk kemi asnjë të dëmtuar si në ndeshjen kundër Tiranës. Përveç Arrabalit të skualifikuar nga kartonët dhe Malajt për shkak të dëmtimit, ai do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë pa përjashtim. Të zgjedhë kë të dojë dhe të ndërtojë formacionin si të dojë.

Qarri-e-Mziu

Asnjë nga ne as nuk i ka ndërhyrë në përpilimin e formacionit, po ashtu asnjë nga nuk do t’i ndërhyjë edhe për këtë ndeshje. Unë kërkoj rezultatin, nuk më duhen lojërat e bukura, më duhen pikët. Jam duke dalë nga kategoria. Nuk mund të sakrifikoj të gjithë ekipin për një person. Prandaj po e them edhe një herë, jam i vendosur. Dua fitoren, ndryshe të shkojë në shtëpi”, kanë qenë fjalët e presidentit Naim Qarri për gazetën “Panorama Sport”.

PËRGATITJET – Skuadra ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për ndërtimin e formacionit kundër Partizanit që do ta luajë këtë fundjavë. Në dispozicion kanë qenë të gjithë futbollistët, përveç Argjend Malajt (që kishte shkuar për të kryer rezonancën magnetike). Klodian Duros do i kthehen dy mbrojtës këtë javë.

Kamza

Olsi Teqja që e ka ezauruar pezullimin prej të verdhëve, por edhe Orjad Beqiri që hedh pas krahëve dëmtimin që e ka lënë jashtë që prej ndeshjes së Kupës kundër Besës në Kavajë. Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"