EKSKLUZIVE/ UEFA takim me Skënderbeun në tetor, ja plani i korçarëve për dënimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 21:40

EKSKLUZIVE/ UEFA takim me Skënderbeun në tetor, ja plani i korçarëve për dënimin

Para se Skënderbeu të shkojë në KAS, çështja e turkimeve do të ketë një tjetër ndalesë. Është parashikuar që në fillim të muajit tetor të zhvillohet një seancë dëgjimore.

skenderbeu

Të pranishëm do të jenë jo vetëm juristët e UEFA-s, por edhe avokatët e zyrës ligjore zvicerane “De Pfyffer” (të cilët janë kontaktuar nga korçarët).

kas

Ky takim, i cili mund të shërbejë edhe si seancë dëgjimore para se të nisë procesi në KAS, do të mbahet përballë anëtarëve të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

uefa

Të gjitha këto të dhëna bëhen me dije nga burime të sigurta të gazetës “Panorama Sport” pranë klubit bardhekuq. Të njëjtat burime konfirmojnë se kjo do të jetë një seancë ndërmjetësimi tipike, ku palët do të japin secila pretendimet e veta. Dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe UEFA të hedhë në tavolinë një rrugë të mesme. Rrugë, e cila mendohet se do të ketë të bëjë me një minimizim të dënimi që i është dhënë Skënderbeut, me qëllim që çështja të mos shkojë deri në gjykatën e KAS-it, por të mbyllet me një seancë dëgjimore ndërmjetësimi. Një gjë deri diku e ngjashme ndodhi disa muaj më parë, kur korçarët kishin shkuan në Apel për kundërshtimin e këtij dënimi.

1527105051_takaj2

PLANI – Përpos pretendimeve apo edhe kërkesës që do të vijë nga juristët e UEFA-s në lidhje me këtë çështje, Skënderbeu së bashku me avokatët dhe drejtuesit e klubit janë të vendosur që të hedhin poshtë çdo propozim që mund t’u bëhet. Bardhekuqtë janë të vendosur që të shkojnë drejt pafajësisë së plotë ose në të kundërt do të mbetet në fuqi dënim 10-vjeçar, pasi çdo marrëveshje mund të përkthehej me pranim të trukimit të ndeshjeve, për të cilën edhe akuzohen nga ana e UEFA-s.

skenderbeu

Pas një analize të plotë që është bërë prej avokatëve zviceranë, të cilët po mbrojnë Skënderbeun, ata kanë shfaqur siguri dhe vendosmëri se do të dalin fitues edhe në seancën që do të bëhet në KAS. Këta të fundit, nga ana e tyre, ende nuk kanë publikuar asnjë të dhënë se kur do të bëhet seanca dëgjimore mes palëve për çështjen në fjalë. Pavarësisht se Skënderbeu e ka çuar kërkesën për apelim që prej muajit korrik, në kalendarin zyrtar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv nuk ka asnjë njoftim se kur do të startojë gjyqi. Megjithatë, nga sa parashikohet, procesi nuk mund të nisë më herët se muaji nëntor.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"