EKSKLUZIVE/ UEFA “ngrin” Skënderbeun, konfirmohet data për rikthimin e Jashanicës. Kosovari do të humbasë… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 23:59

EKSKLUZIVE/ UEFA “ngrin” Skënderbeun, konfirmohet data për rikthimin e Jashanicës. Kosovari do të humbasë… (E PLOTË)

Skënderbeu mund të marrë frymë lirisht, pasi më në fund vjen edhe konfirmimi zyrtar nga ana e UEFA-s dhe komisionit të antidopingut se Bajram Jashanica mund të stërvitet së bashku me grupin dhe madje të marrë pjesë edhe në takimet miqësore të zhvilluara nga Skënderbeu që prej këtij momenti e deri në datën 22 shkurt.jashanica-1

Në bazë të njoftimeve që vijnë nga komisioni i çështjeve të dopingut pranë UEFA-s, mbrojtësi kosovar është drejt fundit të dënimit dyvjeçar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara nga UEFA. Burimet bëjnë me dije se në njoftim thuhej saktësisht se futbollisti në fjalë mund të bashkohet normalisht me skuadrën, madje edhe të përdoret në takimet miqësore zyrtare për shkak se dënimi po shkon drejt fundit.

Në këtë korrespondencë të UEFA-s drejtuar klubit, theksohej gjithashtu se pas një muaji afërsisht, më konkretisht në datën 22 shkurt Jashanica shlyen dënimin në masën 100% dhe mund të jetë një lojtar i gatshëm për t’u aktivizuar edhe në ndeshjet zyrtare. Ky ishte një lehtësim më shumë për vetë lojtarin edhe për klubin bardhekuq që priste me çdo kusht që të rikthente në ekip si një forcë më shumë mbrojtësin në fjalë.
jashanica pantazi

Tashmë Ilir Daja duket se do ketë një prapavijë më të fortë dhe më të kompletuar pas rikthimit të Jashanicës, i cili ishte një nga pikat e forta të Skënderbeut në vitet e fundit. Kujtojmë se Bajram Jashanica rezultoi pozitiv në testin e antidopingut të zhvilluar menjëherë pas ndeshjes Skënderbeu-Jang Bojs zhvilluar në “Elbasan Arena”. Dënimi për të mori formën e prerë më 4 prill të 2018-ës.

ZGJEDHJET 

Deri në rikthimin e Jashanicës në ekip, duket se Skënderbeu dhe trajneri Ilir Daja do të vijojnë që të sakrifikojnë Bruno Ditën si mbrojtës qendre së bashku me Pollozhanin. Gjithsesi, ky repart duket më i kompletuar pas afrimit të Eni Imamit në skuadër edhe për vetë faktin se tiranasi mbulon disa pozicione si në linjën e majtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Me afrimin e Imamit do t’i jepet mundësi pushimi edhe Jorgo Pëllumbit, që në ndeshjet e fundit të 2019-ës ka luajtur, duke shtrënguar dhëmbët për shkak të një problemi te muskujt e barkut.

Skenderbeu miqesorja (1)

Tashmë korçari do të ketë të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për t’u rikuperuar. Zgjedhjet e Dajës tashmë janë më të shumta dhe duket se ekipi anti-Partizani, që përkon edhe me rinisjen e kampionatit është thuajse i bërë. Nëse shmangen surprizat e momenteve të fundit të merkatos, por edhe dëmtimet me Koliçin në portë do të nisë Skënderbeu i 2020- ës. Më pas Meksi, Dita, Pollozhani dhe Imami do të formojnë katërshen e mbrojtjes. Në mesin e fushës Daja dhe Gripshi janë titullarë të padiskutueshëm teksa fanella tjetër do të ndahet mes Elezit dhe Esienit. Në sulm, Ndeki dhe Bregu do të mbështesin Krasniqin. Ky pak a shumë do të jetë Skënderbeu i projektuar deri në fund të muajit shkurt, atëherë kur rikthimi i Jashanicës do të rregullojë balancat në kampin korçar.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"